E Diel, 1 Nëntor 2026

Hiqen masterat e nivelit të parë

Ministria e Arsimit heq masterat e nivelit të parë, ndërkohë që deklaron se studentët do të ndjekin masterat profesional. Kreu i Arsimit, Myqerem Tafaj shpjegoj me detaje ndryshimet përkatëse për masterat, të cilët priten të gjejnë zbatim.

"Jo me master i nivelit të parë po master. Diploma e nivelit të dytë do të quhet master i shkencave dhe ligji e përcakton që masteri i shkencave është një program studimi i orientuar në metodologji kërkimore dhe i drejtohet atij grupi të studentëve që janë të interesuar të vazhdojnë edhe studimet e doktoratës. Pra, është me karakter shkencor", tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit.

Krue i arsimit bën të ditur ndërkohë edhe kriteret seleksionuese për vazhdimin e masterave. "Të gjithë studentët që do vazhdojnë masterin shkencor ose masterin që ka një orientim profesional do të japin edhe provimin e gjuhës angleze përpara mbrojtjes së tezës, ose provimit përfundimtar me një test internacional", vijon Tafaj.

Vitet e fundit universitetet janë shoqëruar nga masivizimi i procesit të masterave të cilët janë bërë një kusht i domosdoshëm edhe për tregun e punës/

Guina Hoxha < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›