Opozita nuk lëshon podiumin, Këlliçi ndez flakadan, hidhet ujë drejt kryetarit të Kuvendit

Situatë e tensionuar në Kuvend, teksa deputetët e opozitës kanë zënë podiumin, vendet e ministrave duke kërkuar ardhjen e zv.kryeministres në seancë.
Përveç debateve pa mikrofon, deputeti i PD Belind Këlliçi ka ndezur një flakadan dhe më pas kanë hedhur ujë drejt kryetarit të Kuvendit, i cili ka vijuar me leximin e rendit të ditës. Nuk i kanë shpëtuar letrave dhe sendeve të hedhura as ministrat, ndërsa ka vijuar dhe përplasja me Gardën.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi iu ka tërhequr disa herë vëmendjen deputetëve të opozitës për të vijuar me seancën.
“Ju tërheq vëmendjen z.Balliu ndërprisni veprimet e dhunshme. Çfarë do bëjmë, si të ikë Garda, të shkatërrojmë parlamentin?!”. Në këtë situatë ka bërë betimin edhe Avokati i Popullit, pasi Peleshi ka lexuar formulën. “Z.Bardhi nuk mund të vazhdoni të fshiheni pas gishtit. Zoti Balliu është i përjashtuar nga seanca. Z.Balliu ju lutem dilni jashtë”, tha Peleshi.
Më pas kreu i Kuvendit ndërpreu për disa minuta seancën