Opozita pa rroga bojkoti u rrezikon lejen

Aksioni politik i socialistëve për të bojkotuar punimet e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare ka lënë deputetët e majtë pa rrogën mujore të qershorit. Mungesat e përsëritura të të majtëve në Parlament në dy vitet e fundit i kanë kushtuar një deputeti socialist një humbje page prej 30 milionë lekësh të vjetra.
Gjatë muajit korrik do të përfitojnë dieta nga Kuvendi vetëm disa deputetë socialist të cilët ishin pjesë e delegacionit shqiptarë në Bruksel. Rregullorja e re e Parlamentit ka vendosur sanksione të ashpra për deputetët të cilët mungojnë në Kuvend dhe në komisionet parlamentare. Pak kohë më parë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha tregoi edhe shembullin që ndoqi kryeparlamentari hungarez me deputetët opozitar të cilët bojkotuan Kuvendin.
“Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partia ime fitoi 2/3 e parlamentit. Kështu që ne ishim në gjendje të bënim një kushtetutë të re. Opozita donte të na bllokonte dhe vendosi të mos merrte pjesë në amendimin e kësaj kushtetute, ndaj dolën jashtë parlamentit, por në fund ne e miratuam kushtetutën e red he kryetari i parlamentit thjesht nuk i pagoi deputetët që nuk morën pjesë në kuvend”-ka thënë më 3 qershor Viktor Orban.
Një ditë më parë, kreu i PS-së, Edi Rama njoftoi nga asambleja e partisë që drejton dhënien fund të bojkotit dhe rikthimin në Parlament në shtator. Nisur nga ky ndryshim i kursit politik të socialistëve, është ende në pikëpyetje fakti nëse ligjvënësit e majtë do të marrin ose jo lejen e zakonshme me të drejtë page nga parlamenti gjatë muajit gusht.
Erjon Ajazi