Masakër në Allias, shkon në dy numri i viktimave
TIRANË- Shkon në dy numri i viktimave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së premtes, në Allias të Tiranës. Një konflikt mes dy familjeve për një martesë të padëshiruar, duket se është edhe shkaku i masakrës së rëndë.
Mbrëmjen e së premtes shtetasi Ylli Sherifi ka qëlluar me armë zjarri, tip automatik ndaj 3 personave të tjerë, përkatësisht Anife Kadri Elmazi, 49 vjec, Fatmir Hikimet Elmazi, 44 vjeç, të dy burrë e grua dhe një personi të tretë Ervin Skënder Ademi, 26 vjec, të tre pjestarë të komunitetit rom.
Sherifi duket se nuk ka miratuar martesën e vajzës së tij me djalin e familjes Elmazi, prandaj ka shkuar në familjen e tyre dhe ka shtënë me breshëri plumbash mbi ta dhe personin e tretë të sipërpërmendur. Sipas policisë djali i familjes Elmazi ka rrëmbyer vajzën e autorit të krimit.
Nga kjo ngjarje ka gjetur vdekjen dje (e shtunë) Anife Elmazi, ndërsa sot vdes edhe bashkëshorti i saj, duke e cuar bilancin e viktimave në 2. Personi i tretë duket se është jashtë rrezikut, pasi ka marrë vetëm një plagë në krah.
33-vjecari është arrestuar pak orë pas krimit nga policia.
(m.a/BalkanWeb)