E Diel, 1 Nëntor 2026

BejaPas mbledhjes se te dhenave vjen radha e deshmive te personave qe kane dijeni

01-11-2010 / Gazeta 55

Komisioni hetimor per Masakren e Tivarit pritet te percaktoje axhenden e punes gjate javes ne vijim


Komisioni hetimor parlamentar per masakren e rende te Tivarit pritet te percaktoje axhenden se kur do te therrasin per te deshmuar personat qe kane dijeni per ngjarjen. Kryetari i ketij komisioni deputeti demokrat Fatos Beja deklaron se deri me tani anetaret e komisionit po punojne ne mbledhjen e te dhenave mbi ngjarjen e ndodhur 65 vite me pare. Anetaret jane duke punuar mbi marrjen e te dhenave nga ana e institucioneve shqiptare dhe po shqyrtohen dokumentet. Puna eshte ndare ne menyre te tille qe deputeteve iu jane ngarkuar disa institucione dhe po shqyrtojne dokumentet u shpreh Beja. Sipas planit te hetimit percaktohet se anetaret e komisionit do te fokusojne punen e tyre permes hetimit ne Arkivin Qendror te Shtetit ne Arkivin e Ministrise se Brendshme Ministrise se Mbrojtjes Ministrise se Jashtme si dhe arkiva te tjera te mundshme per fakte te reja qe mund te dalin per kete ngjarje. Me 7 korrik te vitit 2010 Kuvendi mori vendimin per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per hetimin e Masakres se Tivarit te ndodhur ne vitin 1945. Mazhoranca ngriti kete komision hetimor pas dyshimeve dhe ekzistences se fakteve te forta se ne te eshte perfshire ish-diktatori i fundit komunist Ramiz Alia. Ne baze te perllogaritjeve i bie qe puna e ketij komisioni te perfundoje me 7 korrik 2011. Anetaret e komisionit hetimor jane Fatos Beja kryetar dhe anetare Viktor Gumi Mesila Doda Gent Strazimiri Fatos Hoxha Adriana Gjonaj dhe Gjergji Papa. Opozita nuk ka pranuar te marrin pjese ne kete komision. Prane kesaj strukture parlamentare jane atashuar dy historianet Uran Butka dhe Romeo Gurakuqi si eksperte te cilet do ndihmojne deputetet ne hulumtimin e ngjarjeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›