“Opozita po tregon se nuk është dakord për heqjen e tij”

Dashnor Sula, deputet i PD-së, e cilëson imunitetin në Shqipëri si një mur i vërtetë
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula shprehet se me linjën politike që opozita po ndjek, tregon se nuk është dakord për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Sipas tij, kjo gjë u vërtetua edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Legjislacionit, kur përfaqësuesit e pakicës nuk votuan në tërësi mbi ndryshimet kushtetuese.
Ligjvënësi demokrat thotë se imuniteti të Shqipëri është një mur i vërtetë, përmes të cilit nuk mund të kapërcehet. Sipas tij, nëse ekziston indicia më e vogël për një vepër antiligjore nga një zyrtar i lartë, nuk mund të kryhet asnjë veprim, pasi ligji e ndalon.
Heqja e imunitetit, në këndvështrimin e deputetit Sula përbën një hap të rëndësishëm që duhet ndërmarrë në funksion të ecjes përpara drejt integrimit evropian.
Sipas tij, votimi më 6 gusht do të ishte një sinjal shumë pozitiv që do t’i dërgohej Brukselit.