Opozita premton reforme te vertet pranveren e ardhshme

Opozita ka mbajtur sot tryezen per Reformen ne Drejtesi dhe ashtu sic ishte paralajmeruar mazhoranca refuzoi ftesen e PS.
Ne takimin e nisur ne ora 1200 ne nje prej lokaleve ne periferi te kryeqytetit pervec kryetarit te grupit te LSI-se Lefter Koka dhe asnje nga demokratet nuk eshte i pranishem.Kryetari i PS Edi Rama duke folur ne tryezen e thirrur nga PS per reformen ne drejtesi tha se pranvera e ardhshme duhet te jete koha e realizimit te saj.
Duhet te trajtohen ligjet per permbysje apo nderhyrje ne menyre qe deri ne pranvere te kemi nje reforme reale- nenvizoi Rama duke falenderuar te gjithe pjesemarresit pasi sic tha dhe ai - kane ardhur kohe te veshtira per tu shfaqur ne tryeza me opoziten.
Rama shtoi se opozita do te vijoje te beje propozimet politike per te miren e integrimit te Shqiperise drejt BE-se
Grupi kuvendor socialist solli ne tryezen e sotme nje plan konkret se si mund te realizohet nje reforme gjithepershirese ne sistemin e drejtesise duke iu referuar edhe rekomandimeve te Bashkimit Europian pas refuzimit te statuait kandidat te Shqiperise.Ne kete tryeze ishin te pranishem perfaqesues te insititucioneve te drejtesise te trupit diiplomatik eksperte dhe eksperte.