E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet ambasada e SHBA-së në Sarajevë

UPDATE- VIDEO* Nga njoftimet e fundit të mediave boshnjake raportohet se personi i cili sulmoi me armë mesditën e sotme, ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë është arrestuar.

Një person me çantë të zezë i cili ka qëlluar në drejtim të forcave të sigurisë së ambasadës, ka lënë disa të plagosur. Portali i lajmeve 24sata.info raporton se agresori ka qenë i maskuar dhe me një armë të tipit kallashnikov.

Një polic dhe disa qytetarë mësohet se janë plagosur nga sulmi.

Agresoi përshkruhet si një person që mban mjekër të gjatë, i veshur më kostum dhe pantallona të shkurtra, ndërsa qëllon thërret Allahu Ekber”.

Forca të shumta policie kanë rrethuar ambjentet e ambasadës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e vendosur pranë një qendre biznesi, universiteti dhe një tregu të madh në kryeqytetin boshnjak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›