E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita proteston nesër në Gërdec për 26 viktimat

Në tre vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, nesër më 15 mars, opozita ka vendosur që të protestojë sëbashku me familjarët e viktimave të kësaj ngjarje të rëndë ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë, si dhe u shkatërruan qindra prona private. Protesta do të zhvillohet pikërisht në fshatin Gërdec, në afërsi të vatrës së shpërthimit tragjik. Sërisht do të jetë Partia Socialiste e degës së Tiranës, ajo që ka marrë përsipër të organizojë sërish këtë protestë dhe për të cilën sot pritet të rakordojë veprimet edhe me Policinë e Shtetit. Por pavarësisht se mbajtja e këtij tubimi është anonçuar edhe në mediat vizive, organizatorët bëjnë të ditur se nuk synohet një pjesëmarrje e madhe, pasi qëllimi i saj është simbolik, për të denoncuar jo vetëm keqqeverisjen që, sipas tyre, solli këtë shpërthim, por edhe ndërhyrjet e politikës në sistemin e drejtësisë, duke bërë të pamundur që shkaktarët të dënohen. Nisur pikërisht nga ky qëllim, më shumë se 1 mijë protestues do të nisen pikërisht nga Tirana, në drejtim të Gërdecit, për të qenë atje rreth orës 16 e 30 dhe për t’u bashkuar me banorët e këtij fshati dhe familjarët e viktimave. Gjithashtu, parashikohet të ketë dhe një pjesëmarrje nga Durrësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›