Opozita proteston sot në Shkodër

Pas Durrësit, Beratit dhe Elbasanit, Fierit dhe Vlorës turi i protestave të opozitës do të vazhdojë ditën e sotme në qytetin e Shkodrës me të njëjtin slogan "Berisha, hap kutitë ose largohu".
Edhe në qytetin verior, socialistët sërish do t'i kërkojnë kryeministrit Berisha që të hapë kutitë e votimit të 28 qershorit, ose në të kundërt të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme. Ndërkaq, kërkesave të radhës së opozitës, gjatë këtyre dy ditëve iu është shtuar edhe ajo e anulimit të masës së fundit të marrë nga Enti Rregullator i Energjisë për rritjen e çmimit të produktit të energjisë.