E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita sërish e bojkoton seancën e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur t’i vazhdoj punimet e seancës plenare për shkak të mungesës së kuorumit. Tri partitë më të mëdha opozitare edhe sot bojkotuan seancën për shkak të mënyrës së votimit të ligjit të RTK-së dhe ligjit për bankat.

Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka theksuar se këto procedura nuk janë shkelur.

“Opozita është dashur ta arsyetoj daljen nga salla dhe jo të thirret në procedura sepse asnjë procedurë nuk është shkelur”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka paralajmëruar një mbledhje të re të Kryesisë së Kuvendit për të hënën e cila do të vendos për mbajtjen e seancës së ardhshme parlamentare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›