E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea konfirmon Di Matteon ?

Roberto di Matteo mund të emërohet menaxher i Chelseas në baza të përhershme, pasi ka impresionuar pronarin Roman Abramovich prej kur mori skuadrën si trajner i përkohshëm, sipas The Mail Online.

Italiani ka udhëhequr shtatë ndeshje prej kur zëvendësoi Andres Villas-Boasin e shkarkuar më herët gjatë këtij muaji. Di Matteo ka fituar pesë dhe ka pësuar humbje në një prej këtyre dueleve nga Manchester City në Etihad.

Por, besohet se përveç kandidatëve të tjerë, edhe emri i tij është në garë për postin e menaxherit për sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›