E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita serish ne rruge...

Nje dite pas mbledhjes se Asamblese Kombetare te Partise Socialiste ku nder te tjera u vendos per nisjen se shpejti te vales se protestave kryetari i PS-se Edi Rama kryetari i PSD-se Skender Gjinushi kryetari i PLD-se Spartak Ngjela u mblodhen ne nje tryeze per te vendosur per hapat e opozites ne ditet ne vijim.

Ne takim mungojne kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule dhe kryetari i PDS-se Paskal Milo.

Pas takimit Spartak Ngjela tha se protestat do te nisin ne te gjithe vendin per te shpetuar nga kjo gjendje sipas tij ku ndodhet vendi. Megjithate ende nuk bere zyrtare qendrimi i PS-se si partia me e madhe dhe vendimmarrese pasi Ngjela eshte i njohur tashme per deklaratat e tij te ashpra kohet e fundit.

Tryeza vendosi qe kete gjendje te rende ta ndryshoje me nje aksion te madh politik per nje levizje masive protestash ne te gjitha qarqet e Shqiperise. E konsideron gjendjen se pas manipulimit te zgjedhjeve mos hapjes se kutive Sali Berisha po ben grusht shteti te fshehte. Po kerkon ne menyra banale dhe antidemokratike te vere ne dore te gjithe institucionet dhe po i rrezon nje nga nje me perjashtim te presidentit te Republikes. Ne keto kushte ne vendosim ti drejtohemi opinionit publik per rivendosjen e demokracise ne Shqiperi dhe rrezimin e kesaj qeverie sa me shpejt qe te jete i mundur tha Spartak Ngjela.

2010-11-13 1502

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›