E Diel, 1 Nëntor 2026

Importi i energjise per 2014-en, “CEZ” anulon tenderin e blerjes Eglantina Nasi

Kompania e shperndarjes se energjise elektrike, nuk mund te nise dot procedurat qe kishte parashikuar per te blere energjine e duhur per gjithe vitin 2014. Dhe kjo, pasi ato jane pezulluar permes nje kerkese zyrtare te drejtuar ndaj “CEZ”-it prej institucionit te Entit Rregullator te Energjise, e cila percakton konkretisht nevojen e analizes se kushteve te fteses per oferte. “CEZ Shperndarje vendosi te pezulloje hapat e metejshme te procedures ‘Blerje e energjise elektrike per periudhen 01 janar -31 dhjetor 2014. Pezullimi i procedures eshte vendosur per shkak te njoftimit te Entit Rregullator te Energjise, i cili ka kerkuar analizimin e kushteve te fteses per oferte”, saktesojne drejtuesit e kompanise se shperndarjes se energjise lidhur me nje fakt te tille. Nderkaq, drejtuesi i ERE-se, si institucioni monitorues dhe mbikeqyres i sistemit energjetik ne vendin tone, Shkelqim Bozgo, gjate nje prononcimi te tij te posacem rreth kesaj ceshtje ka deklaruar se eshte e vertete qe bordi i ERE-se ka miratuar nje kerkese me date 6 shtator per te ndalur procedurat per blerje te energjise nga “CEZ Shperndarje” per vitin 2014”. “CEZ ka nje status administrator te perkohshem, ndaj ne duhet te presim miratimin e qeverise se e re, e cila do te vendose se cdo te behet me CEZ-in ne te ardhmen. Me tej, Enti Rregullator i Energjise do te marre vendim mbi procedurat e blerjes se energjise per vitin qe vjen", mesohet te jete shprehur saktesisht ai. Duke konfirmuar ne kete menyre faktin se ky institucion, nuk mund te marre dot nje vendim per vitin 2014, nese kompania e shperndarjes, “CEZ” nuk i realizon detyrimet e vitit 2013 dhe per me teper, ku ende nuk eshte vendosur fati i administrimit te saj si kompani, teksa aktualisht gjendet nen nje administrim te perkohshem shteteror, pas heqjes se licences ndaj pales ceke. Kujtojme nga ana tjeter, se procedura e tenderit per blerjen e energjise per vitin 2014, u hap nga kompania “CEZ Shperndarje” gjate muajit gusht, duke derguar oferten perkatese tek 21 kompani. Ndersa ne muajin nentor, behet tenderi per blerjen e kapaciteteve te cilat duhen per transmetimin e energjise ne vitin 2014. Procedura keto qe sipas administrates se perkohshme e “CEZ Shperndarje”-s, do te vazhdojne pas vendimit qe pritet te marre ne vijim Enti Rregullator i Energjise.

ERE: “CEZ” nen nje administrim te perkohshem shteteror, afat i pacaktuar

Ne muajin e pare te ketij viti, Enti Rregullator i Energjise do te dilte me vendimin per heqjen e dy licensave qe grupi cek “CEZ” zoteronte ne tregun shqiptar te energjise. Duke e pasuar ate me kalimin nen nje administrim shteteror te kompanise se shperndarjes se energjise. Nje administrim ky, i kryesuar nga Sahit Dollapi, i cili po vazhdon edhe aktualisht; por qe eshte ende i pacaktuar ne kohe se kur dot perfundoje realisht. Vendime keto qe u moren ne kushtet ekstreme per shkak te situates se krijuar ne rrjetin energjetik shqiptar, pas konfliktit me palen ceke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›