E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita siriane kërkon proces kundër Assadit

Grupi opozitar në mërgim, Këshilli Kombëtar sirian, u kërkoi vendeve të tjera të armatosin luftëtarët kryengritës. Kreu i tij, Abdulbaset Sayda, tha se në vend që t’i ofrohet azil, presidenti Bashar al Assad duhet gjykuar për masakrat e kryera në Siri.

“Duam armë që të ndalojmë tanket dhe aeroplanët luftarak të Assadit, këtë kërkojmë ne!”, citohet të ketë thënë ai gjatë një konference për shtyp në Abu Dhabi.

Bashkë me këtë kërkesë erdhi dhe thirrja drejtuar të gjithë vëllezërve dhe miqve arabë, siç tha ai, për të mbështetur ushtrinë e lirë siriane. Deri më tani, kryengritësit në Siri nuk kanë marrë ndonjë ndihmë ushtarake nga jashtë, të paktën jo në mënyrë të hapur.

Në ndërkohë luftime të ashpra janë raportuar për të dytën ditë me radhë në qytetin sirian të Aleppos derisa trupat qeveritare dhe forcat kryengritëse po luftojnë për të marrë nën kontroll kryeqytetin tregtar të vendit.

Aktivistët kanë shprehur frikën se shumë civilë në qytetin prej 2.5 milionë banorësh mund të jenë plagosur apo vrarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›