E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho e lë jashtë Carvalhon

Ditët e Ricardo Carvalhos në Real Madrid duket të jetë të numëruara, pasi që mbrojtësi portugez nuk ka udhëtuar fare me pjesën tjetër të ekipit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

34 vjeçari ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje nga fillimi në ekipin e Jose Mourinhos sezonin që shkoi, prandaj largimi i tij në Santiago Bernabeu duket të jetë i pashmangshëm. Për ish futbollistin e Chelseat, interesim ka shfaqur Milani, i cili e do atë përkrah Leite Kakas dhe Lassana Diarras.

Reali do ta nis aventurën amerikane me një ndeshje ndaj Los Angeles Galaxy në stadiumin ‘The Home Depot Center’ në Kaliforni, më 3 gusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›