E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet kryesuesi i kartelit “Los Zetas”

Qeveria meksikane ka arritur një rezultat të rëndësishëm në luftën kundër karteleve të drogës, pasi ka arrestuar një prej bosëve më të rrezikshëm të narko-trafikut.

Në pranga ka përfunduar Mauricio Guizar Cardenas, i njohur ndryshe me pseudonimin “El Amarillo” dhe i konsideruar si shefi i kartelit famëkeq, Los Zetas.

Në momentin e arrestimit personit në fjalë, i kapur në flagrancë në një hotel në lokalitetin jug-lindor të Pueblas, iu gjet një arsenal i vërtet armësh të rënda, mes të cilave granata dore dhe një raketahedhëse.

Cardenas operonte në shtetet Tabasko, Verakruz, Çiapas, Kampeçe dhe Kuintana Ro, pasi kishte marrë komandën rajonale të kartelit në vitin 2011.

Los Zetas është një prej grupeve kriminale më të rrezikshme dhe më të dhunshme në Meksikë, që kontrollon një pjesë të mirë të kalimit të drogës nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara.

Dikur pjesë e kartelit të madh të Sinaloas, me detyrë vrasjet dhe zhvatjet, grupi u shkëput duke kërkuar pjesën e tij në aktivitetet e narko-trafikut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›