E Shtunë, 31 Tetor 2026

90 të vdekur nga vërshimet në Korenë e Veriut

Shirat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet e shkaktuara nga tajfuni kanë vrarë afër 90 njerëz në Korenë e Veriut dhe i ka lënë pa strehë më shumë se 60 mijë persona.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore raportoi se tajfuni Khanun ka shkaktuar “humbje të mëdha njerëzore dhe materiale” kur e përfshiu vendin këtë javë, duke shkatërruar ose përmbysur më shumë se 17 mijë ndërtesa dhe duke fshirë rreth 30 mijë hektarë të tokës bujqësore.

Vërshimet që erdhën pas një thatësie të egër, pritet ta përkeqësojnë mungesën kronike të ushqimit në Korenë e Veriut.

SHBA tha në muajin e kaluar se dy nga tre njerëz në Korenë e Veriut, ose një total prej 16 milionë njerëzish, vuajnë nga mosushqimi dhe mungesa e sigurimit të ushqimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›