E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita spekulon do importojme vetem mbetje pa rrezik

22-10-2010 / Gazeta 55

Ministri Fatmir Mediu shpjegon vendimin e qeverise per lejimin e riciklimit ne Shqiperi te mbetjeve te importuara nga vendet e BE-se


Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu mbrojti dje ne Kuvend vendimin e Keshillit te Ministrave per te lejuar riciklimin ne Shqiperi te mbetjeve te importuara nga vendet e BE-se. Ne replike ndaj deputetit te PS-se Besnik Baraj i cili shprehu shqetesim per mungesen e transparences nga ana e qeverise Mediu sqaroi se ligji do te percaktoje kriteret e importimit te mbetjeve nga vendet e BE por nuk do lejoje importin. Ministri tha se do te jete vetem qeveria e cila do te vendose nese keto mbetje do importohen per tu ricikluar. Mbetjet qe do te importohen ne Shqiperi nuk jane te rrezikshme por te perfshira ne listen e gjelber. Sikur ta benim nul kete vendim qeverie do te thote qe te mbajme ne fuqi ato vendime te meparshme qe percaktojne nje game shume me te gjere te importimit te mbetjeve. Garancia qe jep vendimi i tanishem eshte se nuk mund te importohet asnje mbetje ne vend ne rast se nuk do te kete nje vendim te Keshillit te Ministrave nenvizoi Mediu. Ministri i Mjedisit sqaroi se eshte rene dakord me shoqatat e riciklimit qe te krijohet nje bord i perbashket per te vleresuar kapacitetet dhe mundesite per te kontrolluar qe ne burim qe keto mbetje perbejne apo jo rrezik. Sipas Mediut informacioni do mberrije qe ne fillim ne Ministrine e Mjedisit me pas do kaloje ne qeveri e cila do te vendose me vendim qeverie per importimin e ketyre mbetjeve. Mediu tha se ne kuader te transparences jane zhvilluar nje sere takimesh me grupet e interesit. Ai shprehu shqetesimin per groposjen e mbetjeve nga ana e bashkive dhe komunave dhe mos riciklimit te tyre nga kompanite qe veprojne ne Shqiperi. Ministri i Mjedisit beri fajtor bashkite dhe komunat te cilat kane refuzuar qe te japin keto mbetje per riciklim ne kompanite. Nese keto mbetje do vazhdojne te groposen pa i ricikluar do krijojme probleme te medha dhe do kemi detyrimin ti hapim gropat dhe ti riciklojme mbetjet tha Mediu duke shtuar se kishte gjobitur disa komuna dhe bashki.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›