Rama po e ben martesen si plenum partie
Kronika e shnderrimit te nje bashkimi qe paraqitej si familjar por qe u shnderrua ne nje aktivitet politik.
Edvini sfiton dot institucionin e familjes sepse ka dhene prova per te kunderten
Mbi provat e nje adulteri smund te ngrihet ikona e familjes-model. Marredheniet financiare e shkermoqin cfaredolloj ikone te marteses tradicionale shqiptare
Nga parodia televizive skane marre pergjigje pyetjet nese 3 mije eurot e Edvinit dalin per dasmen luksoze dhe a do te jete zijafeti partiak nje qerasje per 1 milione te papunet e pretenduar prej PS-se
Shfaqja e mbemshme e Edi Rames dhe e Linda Xhillarit se bashku me te gjithe grupin e investitoreve te imazhit ka qene nje konfirmim i forte i qendrimit editorial prej disa ditesh i gazetes 55 se tek ky aksion mediatik i Edi Rames zbulohet momenti i tij i veshtire politik si dhe perpjekja per fabrikimin e nje momenti intimi per ta paraqitur si nje aktivitet politik. Edi Rama konfirmoi mbreme se per martesen ska ate mendimin e ngulitur te shqiptareve si nje triumf dashurie dhe moment prokreacioni por ka ne mendje vec nje plenum partie dhe nje mundesi per te rritur aksionet e veta politike ne minimum qe pas 29 qershorit te 2009-s. Shnderrimi i nje bashkimi qe paraqitet si familjar ne nje aktivitet politik u regjistrua mbreme si nje stacion final i perpjekjes me shume se nje vjecare per te fabrikuar nje nuse zgjedhore e cila do te mund te ofronte karikaturen e fasades se nje familjari nderkohe qe do te sherbente si nje qerasje per 1 milione te papunet qe do ta shihnin kete martese si nje emergjence qe e ka ndaluar Edvinin te merret shume me punet e politikes dhe zgjidhjet qe kerkon vendi.
Makina me e forte propagandistike ishte angazhuar mbreme per ti bere jehone nje fiction-i qe paraqitej si nje bashkim ne martese por qe ne fakt ishte vetem nje plenum i Partise Socialiste me te gjithe perberesit e tij duke nisur qe nga vezhguesit e rruges hyzmetqaret e Komitetit te Partise te Rrethit e deri tek Protokolli i Byrose politike qe do te duhet te bekoje nje marredhenie qe sdihet se kur ka nisur dhe qe sdihet se sa do te kushtoje. Ne kete kontekst eshte e veshtire te besohet se sa do te ngushellohen 1 milione te papunet e pretenduar prej Rames me dasmen superluksoze qe u paraqit mbreme nga enti televiziv qe ka marre persiper plenumin e radhes te Edvinit. Pyetja tjeter qe vjen eshte ajo se sa do ti dalin 3 mije eurot Edvinit per te paguar kete zijafet partiak e me pas edhe per te mundesuar nje jetese te perbashket me Linda Bashen gjithmone sipas axhendes partiake tek nje mjedis qe seshte e sigurt ku do gjendet...
Pertej vleresimeve tejet negative qe dalin nga keqperdorimi qe Edvini po i ben marteses se vet per motive politike qe ndjek ne fakt edhe traditen qe ka ndjekur me heret me te birin ne fillim dhe me pas me njeren nga partneret ne 2007-n dhe me te emen ne 2009-n garancia e mbremshme me e sigurt ishte fakti se Edvini smundi te fshije traditen e keqe te marredhenieve te tij me grate dhe mospranimin e institucionit te marteses. Precedentet e mehershem su mposhten dot nga make-up-i jogazetaresk qe u emetua per shqiptaret dhe ne mendjen e te gjithe mbeti bindja se provat e Edvin Rames per te kunderten sanulohen dot nga nje shfaqje televizive qe ska asnje lidhje me dashurine prokreacionin dhe martesen.
Ne fakt shfaqja e mbremshme sfshihte dot as historine jetegjate te marredhenieve financiare te Edi Rames me Linda Xhillarin qekur ai erdhi ne krye te Partise Socialiste por edhe me pas kur partneriteti financiar mes te dyve paralelisht me hijet e adulterit mori edhe pamjen okulte te partneritetit financiar me veglat e Edvinit kryetaret e bashkive te Durresit Elbasanit dhe Gjirokastres. Krejt ky partneritet financiar shkermoqi shfaqjen televizive qofte per shkak te mungeses se pergjegjesive por edhe per shkak se nusja u perpoq ne cdo moment te recitonte fjali qe ishin te shkruara ne zyren e shtypit te bashkise se Tiranes dhe qe kishin vec nje synim permiresimin e imazhit te politikanit Edi Rama.
Por mbi nje adulter smund te ngrihet imazhi i nje familjeje model qofte kjo edhe kur ngrihet per here te dyte apo te trete pasi partneret e shfaqjes se mbremshme televizive se kane fort te vendosur kete pune meqenese skane shpallur per publikun edhe numrin e bashkejetesave qe kane patur dhe qe i coi deri tek ky stacion final dhe as skane kryer transparencen e familjeve qe kane lene pas kraheve dhe qe ne veshtrim final kane rezultuar te deshtuara.
Mungesa e te gjitha ketyre pergjigjeve si dhe angazhimi fuqiplote i aparatit propagandistik te Edvinit per ta paraqitur blerjen e trete martesore si nje tentative per krijimin e nje familjeje te re shqiptare e ka lene fushaten e shpifur mediatike ne shtratin aktual ne ate te nje aktiviteti partiak qe mund te nise me standardet e nje plenumi te Partise Socialiste por qe mund te perfundoje ne nje perplasje dhe shembull dhune te nje bashkimi qe sduhej konsumuar perderisa qe ne fillim ska qene i tille.