Qeveria asnje diskriminim ndaj biznesit - bashkia e Tiranes ua jep tenderat vetem 4 kompanive
Kryeministri Sali Berisha u pergjigjet pretendimeve te Ilir Beqjas
Kryeministri Sali Berisha gjate debatit qe u zhvillua dje ne Kuvend per heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja u shpreh se qeveria nuk eshte diskriminuese ndaj biznesit. Jo vetem kaq por duke bere krahasimin e tenderave te organizuar nga qeveria dhe institucioneve vartese te saj me ato te organizuara nga bashkia e Tiranes Berisha vuri ne dukje se ndersa tenderat e qeverise jane fituar edhe nga te majte tenderat e bashkise se Tiranes fitohen vetem nga kater kompani vetem dy prej te cilave marrin 70 per qind te vleres se ndertimeve ne kryeqytet.
Vetem nje gje dua te sqaroj. Zoteria qe u ankua per qeverisjen time jo nga Vangjush Dako por nga tre dikastere qendrore me kompanite e tij ne vitin 2009 ka fituar tre tendera ne emer te diskriminimit dhe pa barazise partiake te zhvillimit te tenderave. Ka fituar shkelqesia e tij tendera ne Ministrine e Kultures ne Ministrine e Brendshme nga armiqte e popullit ministra apo punonjesit por me duket se po e verteton se dhe vete ne Keshillin e Ministrave. Ky eshte diskriminimi dhe kjo eshte qeveria per te cilen ai flet se e ka diskriminuar ne bizneset e tij. Jo zoteri nuk diskriminojme ne dhe nuk i shohim me ngjyre firmat e biznesit dhe deshmia me e gjalle e nje qendrimi te ndershem ligjor eshte kjo qe sapo thashe u shpreh kryeministri Berisha.
Kryeministri kerkoi sot qe Beqja te mos hedhe balte mbi kete sistem nga i cili sipas tij ka fituar me shume se te tjeret per tenderat.
E di qe ju do te thoni se ia dhame tenderat per ta perlyer sic beme me dajen e Blendi Klosit. Por jo zoteri nuk i japim askujt tendera ne per te perlyer njeri. Tenderat i japim me merite atyre qe fitojne atyre qe paraqesin oferten me te mire qofshin ata dhe te majte. Ne ate kohe kur ky zoteri ka fituar tenderat dilte cdo dite ne konferenca shtypi kunder partise ne pushtet por kjo se ka penguar partine ne pushtet te zbatoje ligjin ne te gjithe ndershmerine e tij. Ndaj dhe te pakten te mos hidhje balte mbi nje sistem nga i cili ketu ne kete salle e ke provuar me shume se gjithe te tjeret ne tenderat qe ke fituar. Ne tenderat qe ke fituar te Ministria e Kultures te Ministria e Brendshme para zgjedhjeve jane keto dhe kjo duhet te theksohet. Por nuk perjashtohet mundesia qe edhe aty ne Keshill te Ministrave apo perreth tij nuk ka rendesi absolutisht sepse i ke fituar mbi bazen e procedurave por moral duhet te kesh ama dhe tu thuash atyre kolegeve te tu dhe shqiptareve qe keta pushtetare nuk e kane ne moralin e tyre diskriminimin sic ndodh te ju. Qe te gjithe tenderat e bashkise i fitojne kater firma e qe vetem dy kompani nga 500 marrin 70 per qind te vleres se ndertimit... Por kete duhet ta thoshe qe nuk je diskriminuar nuk je persekutuar ke aplikuar ke fituar... Por pervec ankesave kete te vertete duhet ta thoshe ti ketu ne salle sepse prape do te besh gare ti dhe prape do jesh ne tendera dhe prape nuk do te diskriminohesh por kete here pa mandat theksoi me tej ne seancen e djeshme Kryeministri Berisha.