E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi rikonfirmon mazhorancen zhvesh nga mandati deputetin socialist Ilir Beqja

22-10-2010 / Gazeta 55

Shkeli Kushtetuten abuzoi me fondet publike

Kuvendi i Shqiperise votoi dje me 70 vota pro dhe 67 vota kunder kerkesen e nje grupi deputetesh per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese per te konstatuar papajtueshmerine me detyren e deputetit Ilir Beqja te pjesemarrjes se kompanise se tij ne tenderat publike.
Me ane te kesaj kerkese Kuvendi i propozon Gjykates Kushtetuese heqjen e mandatit te deputetit Beqja.
Ne emer te Keshillit te Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve deputeti demokrat Viktor Gumi prezantoi para deputeteve raportin e tij te firmosur nga relatoret Eduard Halimi i PD-se dhe Damian Gjiknuri i PS-se.
Sipas raportit te Keshillit per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin paraqitur nga deputeti demokrat Viktor Gumi deputeti Beqja aksioner me 51per qind ne kompanine Intech - ka perfituar para te fondeve publike nga pjesemarrja ne nje tender te shpallur nga bashkia e Durresit gjate periudhes gusht 2009-maj 2010.
Kjo situate sipas perfundimeve te Keshillit per Rregulloren bie ndesh me nenin 70 dhe nenin 71 te Kushtetutes.
Kushtetuta nuk e lidh papajtueshmerine me ushtrimin e mandatit apo me berjen e betimit. Kushtetuta e lidh papajtueshmerine me mandatin i cili sipas saj fillon diten qe eshte zgjedhur deputeti ne perputhje te qarte me percaktimin e bere ne nenin 71 pika 1 te saj thuhej ne qendrimin e anetareve te mazhorances ne Keshill.
Ndersa sipas nenit 70 pika 3 te Kushtetutes nje deputet nuk mund te perfitoje fonde publike sepse deputeti eshte pushtet eshte autoritet dhe me autoritetin e tij ai nuk mund te perfitoje dhe te abuzoje.
Sipas gjithe dokumentacionit zyrtar qe shoqeron kerkesen dhe atij te percjelle ketij Keshilli rezulton e qarte se deputeti Ilir Beqja pasi ka marre mandatin e deputetit nga KQZ ka perfituar nga bashkia Durres tenderin me 97.7 per qind te vleres se fondit limit. Rezulton e qarte sipas dokumentacionit se shoqeria ku ka qene dhe vazhdon te jete edhe sot aksioner me 51 per qind te aksioneve Ilir Beqja ka ushtruar veprimtari fitimprurese qe burojne nga pushteti vendor pikerisht bashkia Durres e cila drejtohet po nga forca politike qe i perket Ilir Beqjas pergjate gjithe periudhes duke perfituar parashikuar ne shumen 24. 240. 000 leke thuhet ne qendrimin e maxhorances ne raport.
Sipas Gumit kerkesa e paraqitur nga me shume se 1/10-ta e deputeteve te Kuvendit ploteson kushtet formale dhe eshte e shoqeruar me dokumentet perkatese. Ne keto kushte tha ai Keshilli i kerkon seances miratimin e kerkeses per te derguar ne Gjykaten Kushtetuese ceshtjen e konstatimit te papajtueshmerise me detyren e deputetit te Ilir Beqja.
Ndersa anetaret e Keshillit te Rregullores perfaqesues te opozites ne kundershtim me qendrimin e shumices shprehen se deputeti Ilir Beqja nuk e ka shkelur Kushtetuten.
Ne perfundim Keshilli per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin konstaton se meqenese kerkesa ploteson kushtet formale sipas nenit 70 pika 4 e Kushtetutes dhe eshte e shoqeruar me dokumentacionin perkates propozon shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh me shume se nje e dhjeta e anetareve te Kuvendit per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese per te konstatuar papajtueshmerine me detyren e deputetit z.Ilir Beqja ne seance plenare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›