E Diel, 1 Nëntor 2026

"Opozita te hyje ne Kuvend, po pengon vizat"

Deputete te Parlamentit Evropian, konstatojne se Shqiperia ka avancuar dukshem ne procesin e integrimit, po ka nje problem te vogel, opozita nuk eshte e pranishme ne parlament. Kjo nuk ka te beje vetem me ceshtjet politike, por eurodeputetet thone se mungesa e opozites eshte pengese edhe per procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptaret. "Ne jemi te kenaqur pasi mund te themi se gjerat po shkojme mire. Kemi nje problem, qe opozita nuk eshte duke luajtur rolin e duhur. Une mund te perseris apelin per opoziten qe te kryejne detyren e tyre, pasi votuesit qe I kane zgjedhur, i kane zgjedhur per te punuar ne Parlament. Ata nuk duhet te degjojne dike, qe nuk eshte anetar i Parlamentit, qe nuk eshte zgjedhur dhe qe po luan lojen e tij personale", deklaroi Dors Pack ne nje interviste per Klan. "Zoti Rama, po luan lojen e tij personale per zgjedhjet ne Shqiperi. Zgjedhjet kane qene korrekte. Ne jemi njohur me raportin e ODIHR-it dhe zoti Rama nuk mund te kete me shume njohuri ne kete aspekt. Une mendoj se ai duhet te ndaloje, pasi e ben per motive egoiste dhe kjo nuk eshte korrekte. Njerezit nuk e meritojne kete qendrim te opozites. Ne nje demokraci, ne na nevojitet nje qeveri qe funksionon dhe nje opozite qe funksionon", ka nenvizuar Pack.per te cilen, kjo mund te ndodh jo vetem kur nje qeveri e luan rolin e saj ne Parlament, por dhe kur opozita e ben nje gje te tille. "Ka shume vendime te rendesishme qe duhet te votohen ne Parlament, si per shembull liberalizimi I vizave dhe per kete opozita duhet te votoje ne favor. Nese ata nuk duan qe qytetaret shqiptare, per heqjen e vizave, atehere ata duhet ti thone, ju lutem ne ju kemi votuar ndaj shkoni te punoni", tha Pack.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›