E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-Pronaret: Ne Kushtetuese, per te rrezuar ligjin per trojet turistike

Pronaret e ligjshem te tokave, do t'i drejtohen serish Gjykates Kushtetuese, por kete here per te shpallur si antikushtetues, ligjin e sapo miratuar per pronat ne fshatrat turistike. Sekretari i Pergjithshem i Shoqates, "Pronesim me Drejtesi", Agim Toro, tha dje se ankesa ne Kushtetuese, do te behet pasi shteti shkeli te drejtat e pronareve dhe miratoi ne mungese te plote transparence, nje ligj per zonat turistike ne vend. "Mohimi i nje te drejte te dhene me ligj, nga nje ligj tjeter, eshte nje shkelje haptazi e te drejtave Kushtetuese, domosdoshmerish do te dergohet ne gjykate kushtetuese, sepse mohon mbi te gjitha te drejtat e pronareve", u shpreh dje Toro. Sipas tij, cdo te drejte te pronareve, shoqata ka marre persiper t'i mbrojme ne rruge demokratike deri ne Gjykaten Kushtetuese. Me konkretisht, pronari sqaroi se ndryshe nga titulli qe ka ligji, ai prek edhe tokat private, duke i dhene prioritet te gjithe atyre personave qe kane ndertuar fshatra turistike te perfitojne edhe truallin. Ne vend qe sipas tij, nje te drejte te tille, tua jepte pronareve te ligjshem te tokes. "Ky ligj, jo ashtu sic ka titullin, qe vepron mbi tokat shteterore, por vepron edhe mbi tokat private, sepse titulli i ligjit me permbajtjen e tij jane te ndryshem. Pronarit po i ikin disa te drejta, te cilat i ka fituar me nje ligj. Nje e drejte e fituar me nje ligj nuk mund te hiqet me nje ligj tjeter sepse pronaret jane te gjithe te barabarte", theksoi Toro. Ligji u miratua vetem pak jave me pare nga Kuvendi me 73 vota pro dhe ne mungese te deputeteve socialiste, qe vijojne prej dy muajsh bojkotin e Kuvendit. Nderkohe qe nuk vonoi edhe aprovimi i tij nga Presidenti Bamir Topi, i cili para pak ditesh dha firmen e tij pro ketij ligji, duke mundesuar hyrjen e tij ne fuqi.

Ligji

Ne baze te ligjit per zonat turistike, te gjithe pronaret e ndertimeve ne keto zona, ne troje publike, u jepet mundesia te blejne edhe truallin ne keto zona. Parate do te shkojne per kompensimin e pronareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›