E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, ndryshon skema e kthimit

Kuvendi nis kete jave, shqyrtimin e projektligjit qe do te shkrije te gjitha zyrat rajonale te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne qarqe. Me ndryshimet e qeverise ne ligjin per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", do te jete AKKP ajo e cila do te mbaje shume shpejt, barren e te gjitha ankesave per ceshtjen e pronave si dhe te realizoje procesin e kthimit dhe kompensimit te prones. Me konkretisht, AKKP ne Tirane, do te kete pergjegjesine qe te perfundoje brenda afatit ligjor shqyrtimin e te gjitha kerkesave te bera per procesin e njohjes, kthimit dhe kompensimit te pronave, te depozituara ne zyrat rajonale ne qarqet e ndryshme te vendit dhe mbi te cilat nuk eshte marre nje vendim. Per te mos zgjatur me procesin e dhenies se vendimeve mbi ankesat per pronat, AKKP do te detyrohet tashme me ligj, qe te marre vendim brenda 3 muajve. "Pas kontrollit, vleresimit dhe shqyrtimit te kerkesave, drejtori i Pergjithshem i AKKP-se, shprehet me vendim brenda 3 muajve nga nisja e procedimit te trajtimit te kerkeses per rrezimin e kerkeses, apo njohjen sipas rastit te pronesise, kthimin apo kompensimin e pasurise", thuhet ne projektligj. Nga ana tjeter, drejtori i Pergjithshem i AKKP-se, mund te shqyrtoje me nismen e vet vendimet e dhena me pare nga zyrat rajonale te AKKP-se, te verifikoje dhe llogarise detyrimet financiare qe lindin per shtetin, si dhe te regjistroje aktet e njohjes, te kthimit ose kompensimit te pronave. Ndryshimet ne projektligj, i japin mundesine edhe pronareve, qe te ankohen ndaj vendimeve qe jep Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Sipas projektligjit, kunder vendimit te AKKP-se, mund te kryet ankim brenda 30 diteve nga njoftimi i ketij vendimi. Ankesa behet ne gjykaten e shkalles se pare ne Tirane. Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, veprimtaria e zyrave rajonale te AKKP-se ne qarqe perfundon brenda 15 diteve. I gjithe arkivi, mjetet e punes, logjistika e zyrave rajonale te AKKP-se ne qarqe, do te administrohen nga AKKP-ja ne Tirane. Po keshtu ne kete projektligj propozohet edhe shtyrja e afatit per realizimin e procesit te njohjes kthimit dhe kompensimit te pronave. Duke qene se afati i perfundimit te ketij procesi, eshte deri me 31 dhjetor te ketij viti, ekzekutivi propozon zgjatjen e tij deri ne 31 dhjetor te vitit 2011. "Per shkak te kompleksitetit te ceshtjes, eshte e nevojshme zgjatja e afatit per realizimin e procesit te njohjes, kthimit dhe kompensimit te pronave, behet deri me 31.10.2011. Afat i cili mendohet i mjaftueshem nga specialistet e AKKP-se", thuhet ne projektligj .

Procedurat e kthimit dhe kompensimit te pronave

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Tirane kryen keto detyra:

Perfundon brenda afatit ligjor, shqyrtimin e kerkesave te subjekteve te shpronesuara per njohjen, kthimin e njohjen e se drejtes se kompensimin, te depozituara ne ish-zyrat rajonale te AKKP-se ne qarqe, per te cilat nuk eshte marre vendim nga keto zyra, duke kontrolluar, vleresuar dhe konfirmuar:

Teresine e dokumentacionit te paraqitur nga subjektet e shpronesuara dhe perputhshmerine e tij me kriteret, e percaktuara ne aktet nen ligjore ne fuqi;

Vertetesine e dokumentacionit te paraqitur nga subjektet e shpronesuara, permes ballafaqimit me aktet, ligjore e nenligjore, ose vendimet gjyqesore.

Pas kontrollit, vleresimit dhe shqyrtimit te kerkesave, drejtori i Pergjithshem i AKKP-se, shprehet me vendim brenda tre muajve nga nisja e procedimit te trajtimit te kerkeses per:

Rrezimin e kerkeses.

Njohjen sipas rastit, e se drejtes se pronesise, kthimin a kompensimin e pasurise dhe e drejtave te tjera reale, qe parashikohen ne kete ligj.

Perfundon shqyrtimin e ankimeve kunder vendimit te njohjes, kthimit dhe kompensimit te prones, si edhe te te drejtave te tjera reale te ish-zyrave rajonale te AKKP-se ne qarqe, te depozituara ne AKKP brenda afatit te ushtrimit te se drejtes se ankimimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›