"Opozita te kthehet ne Kuvend, po cenon imazhin"
Mungesa e opozites ne Parlament, cenon imazhin e vendit ne syte e nderkombetareve ndaj ata deputete te PS-se qe e ndjejne kete pergjegjesi, duhet te kthehen ne vendet e tyre. Kjo ishte thirrja qe beri dje ministrja e Integrimit, njekohesisht zedhenesja e qeverise, Majlinda Bregu. Sipas Bregut, bojkoti qe ka shpallur kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nuk mund t'i pengoje deputetet e kesaj force politike, te kryejne detyren e tyre per perfaqesimin e interesave te qytetareve ne Parlament. "Besoj se pjesa me e madhe e perfaqesuesve te PS-se, kane ndjeshmerine, pergjegjesine politike dhe qytetare, per te ardhur dhe per te perfaqesuar elektoratin dhe veten e tyre ne Parlament. Besoj qe mungesa e nje personaliteti te mirekonstruktuar ne lidershipin e PS, nuk do t'i pengoje gjate perfaqesuesit e tjere te Partise Socialiste, per t'u rikthyer ne sallen e Parlamentit", deklaroi ministrja e Integrimit. Sipas Bregut, bojkoti nuk percjell maturine e klases politike shqiptare dhe mungesa e opozites ne Parlament, eshte nje teme e nxehte mes qeverise dhe Brukselit. "Per sa i perket imazhit te nje maturimi politik te klases politike shqiptare, nuk percjell pozitivitet fakti qe opozita sot nuk eshte ne Parlament. Ne cdo diskutim me te huajt, por edhe se brendshmi, pika kryesore dhe pika me e nxehte sot, eshte se kur do te rikthehet opozita ne Parlament", theksoi Bregu ne fjalen e saj. Po keshtu ajo nenvizoi faktin, se sinjale pozitive kane ardhur nga Brukseli per sa i perket liberalizimit te vizave dhe statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Bregu tha se brenda dimrit te ketij viti, do te kete hapa pozitive edhe ne shqyrtimin e kerkeses se statusit kandidat. Keshilli i Evropes pritet t'i kerkoje Bashkimit Evropian, pergatitjen e pyetesorit per Shqiperine dhe dergimin e saj per t'u plotesuar nga ana e qeverise sone.