E Diel, 1 Nëntor 2026

Duhani, kafja dhe alkooli, tani do te jene me shtrenjte

Rozeta Rapushi

Miratohen ne Kuvend ndryshimet ne buxhetin e shtetit per vitin 2009, si dhe projektligjet per paketen fiskale. Me 73 vota pro dhe asnje kunder, mazhoranca votoi ne seancen e mbremshme plenare, ndryshimet ne buxhetin e shtetit, qe rrisin fondet edhe per pronaret si dhe ish te perndjekurit politike. Nderkohe qe aprovoi nje nga nje te gjithe projektligjet e paketes fiskale, qe ulin taksat e qytetareve per marrjen e certifikatave, si dhe rrisin cmimet e akcizave per alkoolin, duhanin dhe kafen. Sipas vendimit te djeshem, tashme shtetasit shqiptare do te paguajne me pak leke per marrjen e certifikatave, apo dokumenteve per regjistrimin e shtetasve te huaj. Ne ligjin e votuar per ndryshimet ne "Taksat kombetare", u percaktua qe tarifa per leshimin e certifikatave per perdorim brenda vendit, behet 50 leke. Ndersa per leshimin e dokumentit certifikate per lidhje martese, ne gjuhe te huaj, tarifa qe duhet te paguaje qytetari ne degen e gjendjes civile behet 200 leke. Nderkohe qe tarifa per leshimin e dokumentit "Certifikate lindjeje", ne gjuhe te huaj, behet 200 leke. Ndryshim peson dhe tarifa e regjistrimit te shtetasve te huaj pas marrjes se shtetesise shqiptare, ne 2.000 leke. Procedura e ndryshimit te emrit ose mbiemrit, ka nje tarife prej 1.000 lekesh. Nderkohe qe ne lidhje me dekretet e nxjerra nga Presidenti i Republikes, per lenie te shtetesise shqiptare te pazbatuara deri ne castin e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, nuk do te zbatohet taksa e pulles. Ministri i Financave, Ritvan Bode, sqaroi ne seance plenare se keto ndryshime, behen per te permiresuar kuadrin ligjor te vendit dhe perafrimit te tij me vendet evropiane. Sipas Bodes, me projektligjet e votuara krijohet nje sherbim me i mire ne administrate. Po ne seancen e djeshme, Kuvendi vendosi te rrise me 10 leke per pakete, cmimin e cigareve. Deri me sot, per cigaret paguhej 40 leke akcize per pakete, ndersa me hyrjen ne fuqi te paketes fiskale per cigaret do te paguhet 50 leke per pakete. Ne rritje perfshihet edhe kafeja. Per kafene jo te pjekur dhe dekafeinizuar, nga 50 leke qe ishte akciza e kesaj kategorie, behet 70 leke per kg me hyrjen ne fuqi te ligjit per akcizat. Rritje me 40 leke per kg, parashikohet edhe per kategorine kafe e pjekur e dekafeinizuar ose jo, duke arritur ne nivelin 140 leke per kg. Ndersa niveli i akcizes per pijet me force alkoolike ndaj vellimit mbi 12 % parashikohet te rritet me 70 leke/litri, duke arritur ne 220 leke/litri nga 150 leke qe eshte aktualisht. "Projekti per akcizat, eshte nje perpjekje e qeverise, per te arritur nivelet e akcizave me vendet e rajonit. Rritjet jane te vogla, por do te vijojne", sqaroi ministri Bode.

Ndryshimi i tarifave per vendoret

Ndryshimi i tarifave, kategorite qe preken

Certifikatat per perdorim brenda vendit, 50 leke

Certifikate per lidhje martese ne gjuhe te huaj, 200 leke

Certifikate lindjeje, ne gjuhe te huaj, 200 leke

Certifikate martese ne gjuhe te huaj, 200 leke

Per regjistrimin e shtetasve te huaj pas dhenies se shtetesise shqiptare, 2 mije leke, ishte 7 mije leke

Per proceduren e ndryshimit te emrit/mbiemrit 1 mije leke, ishte 7 mije leke

Per mbajtjen e akteve te lidhjes se marteses, 1 mije leke, ishte 6 mije leke

Per proceduren per vecim/bashkim familjesh te shtetasve, 1 mije leke, ishte 2 mije.

Berisha e Meta, qe nga SHBA, per te votuar buxhetin. Mungon Dule

Rikthehet Berisha ne Kuvend, pas pjesemarrjes ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te OKB. Nderkohe qe me 73 vota u votua ne teresi projektligji per ndryshimet ne buxhetin e shtetit per vitin 2009. Ne votim moren pjese dhe kryeministri Sali Berisha dhe zevendeskryeministri Ilir Meta, te sapo kthyer nga vizita ne SHBA. Keshtu mazhoranca miratoi e vetme, ndryshimet ne buxhetin e shtetit dhe paketen fiskale. Opozita e majte vijon bojkotin e punimeve te Kuvendit. Nderkohe qe ne seancen e djeshme, mungoi edhe deputeti Vangjel Dule. I vetmi opozitar qe merr pjese ne Kuvend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›