E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reformat, opozita te vije ne Parlament,

Garancia e vetme qe i jap opozites, lidhet me faktin se ajo do te jete bashkautore ne projektet e reformave te medha te vendit. Kjo ishte pergjigja e Kryeministrit, per sa i perket, plotesimit te kushteve qe opozita i ka vendosur mazhorances per hyrjen ne Parlament. Per sa i perket kerkeses per rinumerimit te votave, Berisha tha se arbitri institucional ne kete rast Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i kishte certifikuar ato. Po keshtu, ai theksoi se ne raportin e OSBE-ODHIR-it nenvizohej fakti se, nuk pati prova per numerim te parregullt dhe per manipulim te rezultatit. "Pasi arbitri dha perfundimin, mendoj se asnjera pale nuk ka dhe nuk mund te kete te drejte te mos i permbahet verdiktit te tyre. Ne historine e ketij vendi keto jane zgjedhjet e para, ne te cilat raportet nderkombetare shkruan se u plotesuan angazhimet kryesore te OSBE/ODIHR-t dhe vleresimi i pergjithshem per to ishte pozitiv", deklaroi Berisha. Ai gjeti rastin te riftonte deputetet e opozites, qe te riktheheshin ne Parlament dhe te ishin ne lartesine e ngjarjeve madhore qe presin vendin, si marrja e statusit te vendit kandidat ne BE dhe liberalizimi i vizave per shqiptaret. Duke u ndalur te ceshtja e vizave, kryeministri theksoi ne fjalen e tij se gjate takimeve te shumta bilaterale qe kishte zhvilluar ne Nju Jork, ai kishte marre mbeshtetje te plote per realizimin e ketij objekti. Por Berisha nenvizoi faktin se per te ishte e rendesishme qe ky proces te bazohej mbi arritjet objektive te Shqiperise dhe deklaroi se qeveria po plotesonte me seriozitetin me te plote, cdo kerkese qe lidhet me kete objektiv.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›