Shqiperia 93 per qind pro anetaresimit ne BE

Sondazhi i Gallup Balkan Monitor - Sa entuziaste jane popujt e Ballkanit per BE e cmendojne per njeri-tjetrin
93 per qind per qind e qytetareve te Shqiperise e mbeshtesin anetaresimin. Kjo eshte kuota me e larte konstatuar nga organizata Gallup Balkan Monitor. Vendi me prane pranimit Kroacia eshte me pak entuziast per kete anetaresim
Shqiperia dhe Kosova jane dy vendet qe do te mbeshtesnin me fort sikur te mbaheshin referendume nje anetaresim ne BE. Nje vezhgim ne te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor i kryer nga Gallup Balkan Monitor konstaton se 92.8 per qind e qytetareve te Shqiperise do te votonin pro anetaresimit ne referendum. Ne Kosove ne vendin qe nga ana formale eshte me larg BE pasi BE nuk zhvillon me kete vend as negociata per heqjen e vizave mbeshtetja per te hyre ne BE eshte 86.8 per qind.
Ne Maqedoni vendi qe e ka tashme statusin e vendit kandidat per ne BE 819 per qind e qytetareve jane pro anetaresimit te pasuar nga qytetaret e Malit te Zi 81.3 per qind e te cileve do te preferonin ta shihnin vendin ne BE.
Ne pergjithesi studimi i Gallupit tregon se mbeshtetja e pergjithshme per integrim ne BE eshte e larte ne Ballkanin Perendimor. Ne te gjitha vendet me perjashtim te Kroacise gati dy te tretat e qytetareve do te votonin ne nje referendum pro anetaresimit ne BE. Fakti qe ne Kroaci ne vendin me prane anetaresimit te BE jane vetem 38 per qind e te pyeturve qe do te votonin pro anetaresimit ndersa 43 per qind madje jane kunder anetaresimit ne BE ka shpjegime te ndryshme. Andrew Pirk nje analist i Gallupit i mendon se kjo ka te beje nder te tjera me faktin se njerezit ne Kroaci jane me te ndergjegjshem per veshtiresine e reformave te kerkuara nga BE si kusht per vazhdimin e procesit integrues. Serbia eshte vendi i vetem ne rajon ku me pak se gjysma e te pyeturve 41 per qind e quajne pozitive anetaresimin ne BE. Marredheniet me te ngushta te ketij vendi me BE jane penguar nga deshtimi i arrestimit te krimineleve te luftes dhe marredheniet e veshtira me Kosoven. 38 per qind e te pyeturve e shohin Ratko Mladicin si patriot ndersa 19 per qind e tyre e shohin ate si kriminel lufte.
67 per qind e serbeve nuk besojne ne njohjen e Kosoves
Sipas Gallupit 67 per qind e serbeve besojne se Serbia nuk do ta njohe kurre Kosoven dhe nje numer ne rritje nuk jane dakord as me ndarje territoresh. Vetem 12.6 per qind e serbeve e veshtrojne Kosoven si vend neutral ose miqesor. Kjo eshte kuota me e ulet e preferences per Kosoven ne rajon ne nje kohe qe mendimin me pozitiv per Kosoven e kane shqiptaret e Shqiperise 85 per qind e tyre e shohin Kosoven si vend miqesor e neutral. Kete qendrim e kane edhe 54.2 per qind e kroateve dhe vetem 40.4 per qind e maqedonasve. Mendimi i maqedonasve dallohet lehte kur vjen fjala per shqiptaret e Shqiperise sipas Gallupit jane 46.9 per qind e maqedonasve qe e shohin Shqiperine si vend miqesor apo neutral.
Per kosovaret - Shqiperia dhe Maqedonia me te preferuarat
Per kosovaret vendi me miqesor/neutral i rajonit eshte Shqiperia 84.6 per qind e te pyeturve e kane kete mendim. Vendi i dyte ne preference vjen Maqedonia me 46.9 per qind dhe pastaj Kroacia me 45.2 per qind. Ndersa jane vetem 6.4 per qind e kosovareve qe e shohin Serbine si vend neutral dhe miqesor.
Ne te gjitha vendet ballkanike shumica e te pyeturve u ankuan per probleme per te perballuar nevojat e jetes se perditshme. Perqindja e atyre qe u ankuan qe me e uleta ne Kroaci 52 per qind dhe me e larta ne Serbi 78 per qind. Te gjithe te pyeturit ankohen edhe per shkalle te ndryshme korrupsioni ne vendet e tyre.
Heqja e vizave - rrit emigracionin
Shqiptaret e Shqiperise dhe boshnjaket pyeten ne sondazh nese mendojne se do te rritet shume emigracioni me udhetimin pa viza. Pergjigje pozitive per kete japin ne Shqiperi 38.9 per qind e te anketuarve dhe ne Bosnje 32.7 per qind.