PD nis pergatitjet per zgjedhjet vendore

Deputeti Aldo Bumci kerkoi qe deputetet te zbresin ne baze per te analizuar punen e njesive vendore
TIRAN - Zgjedhjet e ardhme vendore kane vene ne levizje edhe deputetet e mazhorances te cilet duke shfrytezuar edhe projektbuxhetin e ri kerkojne diskutimin e tij ne baze para se te miratohet ne dhjetor ne parlament.
Deputeti demokrat Aldo Bumci kerkoi gjate mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike qe projektbuxheti i ri te diskutohet edhe me qytetaret.
Duke qene edhe prane zgjedhjeve vendore nisma e propozuar nga deputeti i qarkut te Tiranes parashikon qe deputetet te zbresin neper zonat e tyre ku ti shpjegojne elektoratit zerat e investimeve qe do te realizohen vitin e ardhshem.
Skema e paraqitur nga deputeti demokrat parashikon qe deputetet bashke me eksperte te degeve te analizojne punen e realizuar nga njesite vendore per te nxjerre problematiken dhe permiresimet e arritura gjate vitit te fundit.
Ne perfundim te analizes detyre kryesore do te jete sqarimi i qytetareve ku do tu shpjegohen arsyet qe kane shkaktuar pengesa ne realizimin e investimeve te projektuara dhe publikimi i investimeve qe parashikohen qe te realizohen per vitin 2011.
Nderkohe gjate mbledhjes Kryeministri Berisha i beri thirrje opozites qe te heqe dore nga propaganda sic e cilesoi ai primitive e shpifjeve me te cilen synon te krijoje konfuzion te qytetaret shqiptare lidhur me procesin e liberalizimit te vizave.
Ne dreken kur merrej vendimi historik njerezit e Edi Rames u deklaronin kolegeve te vet se vendimi do te jete negativ. Ne asnje rast tjeter nuk ka pasur ndonje force politike qe te jete angazhuar kunder interesave jetike te qytetareve - tha Berisha. Gjate fjales se tij kreu i qeverise akuzoi bashkite e majta se me fondin qe marrin nga qeveria kane punesuar militantet e tyre.