Jaho Pezullimi i dekreteve i gabuar kerkesa per interpretim e panevojshme
Konstitucionalisti i mirenjohur Niazi Jaho flet ne lidhje me kerkesen qe Kuvendi i ka derguar Gjykates Kushtetuese per interpretimin e disa neneve te saj. Ne nje interviste per Shqip Jaho thekson se ne rastin konkret nuk kemi te bejme me interpretim por me krijimin e normave te reja. Pervec kesaj shtyrjen e shqyrtimit te dekreteve te Presidentit Topi te padrejte dhe te pabazuar ne ligj.
Para disa diteve Kuvendi vendosi te nderprese proceduren e shqyrtimit te dekreteve te Presidentit per emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe te Gjykates se Larte me arsyetimin se nje grup deputetesh te PD-se i kishin kerkuar Gjykates Kushtetuese interpretimin e disa neneve te Kushtetutes. Si nje ekspert i Kushtetutes do te deshironim te dinim mendimin tuaj si per nismen kerkesen drejtuar gjykates edhe per nderprerjen e seances parlamentare per shqyrtimin e kandidaturave te Presidentit
Per korrektese nuk e quaj veten se jam nje ekspert i ceshtjeve kushtetuese megjithate kam vite qe jam angazhuar me probleme te fushes kushtetuese dhe praktiken 18-vjecare te Gjykates sone Kushtetuese. Pyetjes qe ju shtroni mendoj se jane ne gjendje ti pergjigjen edhe shume juriste te tjere por e keqja eshte se mendimi i tyre nuk vleresohet ose politikisht kundershtohet.
Pasi u njoha me kopjen e kerkeses te nje grupi deputetesh qe ju ma vute ne dispozicion me mirebesimin se ajo eshte e plote dhe e sakte po shpreh disa mendime edhe pse i ndergjegjshem se pergjigjen e kualifikuar do ta jape organi kompetent Gjykata Kushtetuese vendimi i se ciles eshte i formes se prere dhe i detyrueshem per zbatim.
Sipas nenit 124 pika 1 e Kushtetutes Gjykata Kushtetuese ben interpretimin perfundimtar te saj. Sipas nenit 71 te ligjit nr. 8577 date 10.02.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese kerkesen per interpretim kane te drejten ta paraqesin jo me pak se nje e pesta e deputeteve shih dhe nenin 134 pika 1 germa C e Kushtetutes. Pra ne kete aspekt kerkesa drejtuar gjykates eshte legjitime pavaresisht nga permbajtja qe do te ndalemi me poshte.
Mirepo nese do ti referohemi praktikes disavjecare te Gjykates Kushtetuese ka disa ceshtje qe vlejne te diskutohen. Interpretimi i kesaj apo saj dispozite kushtetuese nenkupton sqarimin e dickaje qe realisht eshte e paqarte. Interpretimi nuk mund te dale jashte permbajtjes dhe frymes te nenit perkates kushtetues. Interpretimi nuk mund ti kundervihet qellimit te kushtetuteberesit. Ai nuk krijon norma te reja.
A mund te zbertheni disi me qarte kete mendim
Po keni te drejte sepse ka raste qe ne juristet flasim dhe shkruajme sikur te jene te gjithe profesionist njohes te ligjeve. E rendesishme eshte qe deri ne njefare mase duhet te na kuptoje edhe lexuesi i zakonshem jo profesionist. Kur Gjykata Kushtetuese ben interpretimin kushtetues nuk ka te drejte te shtoje asgje ne sistemin e normave ligjore. Si rrjedhim interpretimi i kryer nga Gjykata Kushtetuese edhe pse i detyrueshem per zbatim ka karakter deklarativ dhe jo natyre ligjberese d.m.th gjykata nuk luan rolin e legjislativit dhe as e zevendeson ate. Me qarte akoma per interpretimin e dispozitave kushtetuese gjykata tregohet shume e vemendshme qe te mos keqinterpretohet. Interpretimi behet per nje konceptim dhe zbatim me te mire te ligjit ne fuqi dhe jo te shmangies apo cenimit te tij. Keshtu p.sh. ne vendimin nr. 18 date 14.05.2003 te Gjykates Kushtetuese lidhur me interpretimin e nenit 77 pika 2 te Kushtetutes komisionet hetimore thuhet Nepermjet interpretimit gjykata ka parasysh te mos ndodhet ne pozicionin e nje ligjvenesi pozitiv qe krijon norma te reja por te jape kuptimin e vertete qe permban vete dispozita ne analize edhe te normave te tjera kushtetuese. Prandaj marrja persiper e nje detyre te tille mund te nxjerre Gjykaten Kushtetuese jashte funksionimit te dispozitave kushtetuese.
Vec kesaj interpretimi si rregull nxitet dhe vihet ne levizje nga qendrimet e ndryshme qe mund te jene mbajtur per kete apo ate ceshtje. E shikoj te nevojshme ti referohem perseri vendimit te meparshem te Gjykates Kushtetuese ku thuhet se ndodhur para nje rasti te tille kur kerkuesi evidenton se jane verejtur qendrime te ndryshme nga Kuvendi i Shqiperise ne lidhje me kuptimin qe i eshte dhene nenit 77 pika 2 e Kushtetutes dhe me qellim evitimin ne te ardhmen te interpretimeve kontradiktore ne praktiken parlamentare gjykata cmon te paraqitja e kesaj kerkese e investon ate te ushtoje juridiksionin e saj kushtetues per te realizuar interpretimin perfundimtar.
Ne vitin 2005 Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kerkesen e Presidentit te Republikes per interpretimin e neneve 125 dhe 136 te Kushtetutes sepse Parlamenti nuk kishte dhene pelqimin per emerimin nga Presidenti te nje anetari te Gjykates Kushtetuese. Pra edhe ne kete rast sic del ekzistonin qendrime te ndryshme midis Kuvendit dhe Presidentit ose brenda grupeve parlamentare lidhur me kriteret qe duheshin pasur parasysh me rastin e emerimit dhe zgjedhjes te anetarit te Gjykates Kushtetuese. Ne vendimin nr. 2 date 19.05.2005 te Gjykates Kushtetuese pranohej si kriter dhe merita e kandidatit. Por edhe ne kete rast nuk eshte shtuar ndonje norme e re. Merita eshte ne funksion ose pjese perberese e juristit me kualifikim te larte dhe pervoje pune ne profesion. Mendimi ndryshe qe nxit venien ne levizje te Gjykates Kushtetuese per interpretim qofte edhe ne menyre indirekte del nga permbajtja e nenit 71 pika 4 te ligjit Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese qe permendet me larte ku thuhet Subjekti qe pretendohet se ka interpretuar gabim Kushtetuten eshte gjithashtu subjekt i interesuar. Ne rastin konkret behet pyetja Cili subjekt e ka kuptuar gabim Kushtetuten
A mund te na thoni se cila eshte arsyeja qe u ndalet disa gjate duke iu referuar vendimeve te Gjykates Kushtetuese dhe nuk po i pergjigjeni direkt pyetjes qe iu beme
E bera kete sepse kur lexova kopjen e kerkeses per interpretim drejtuar Gjykates Kushtetuese krijova bindjen se ceshtjet qe ngrihen ne kete kerkese nuk kane te bejne me interpretimin e dispozitave kushtetuese por me ceshtje qe duhet ti diskutoje dhe te zgjidhe vete ligjvenesi. Megjithate qendrimet e mbajtura nga Gjykata Kushtetuese me erdhen ne ndihme me forcuan bindjen qe kisha me dhane mundesine te mos perserisja shprehje qe degjohen shpesh sic jane p.sh une mendoj une kam bindje ska si te jete ndryshe kjo as qe mund te diskutohet etj. qe ne disa raste jane plotesim i sforcuar i argumentit te munguar. Me konkretisht
1. Kerkohet interpretimi i nenit 125 paragrafi i trete i Kushtetutes ku behet fjale per perteritjen e Gjykates Kushtetuese. Si duhet interpretuar neni 125 paragrafi i 3 i Kushtetutes -thuhet ne kerkese - ne raport me situaten aktuale te procedures se emerimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese. Dhe me poshte Cili eshte mekanizimi qe eshte i vlefshem me qellim qe te respektohet neni 125 paragrafi i 3 i Kushtetutes....
Per te gjithe eshte e qarte se percaktimi i mekanizimit nuk ka te beje me interpretimin por krijimin e normes se re qe eshte atribut i legjislativit. Kam mendimin se grupi nismetar i deputeteve dhe vete Kuvendi nuk do ta kerkonin kete interpretim nese do te kishin parasysh ate pjese te nenit 125 pika 3 e Kushtetutes ku thuhet sipas procedures se percaktuar ne ligj. Si dhe ligjin numer 8577 date 10.02.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetutes kreu IX dispozita kalimtare dhe te fundit. Nenin 82 te titulluar Mbarimi i mandatit dhe perteritja dhe sidomos piken 3 te ketij neni ku thuhet Perteritja e Gjykates Kushtetuese pas vitit 2001 do te behet sipas mbarimit te mandatit te secilit gjyqtar.
Por pavaresisht nga kjo nese Kuvendi bindet se eshte e nevojshme qe lidhur me kete ceshtje te nderhyhet ne Kushtetute apo ne ligje le te veproje. Eumlshte kompetence e tij.
2. Kerkohet qe Gjykata Kushtetuese te shprehet te interpretoje a duhet te jene te njejtat kritere per kompozimin e Gjykates te Larte me ato te Gjykates Kushtetuese se cili do te jete dallimi i kritereve per emerimin ne keto dy gjykata etj. etj. E gjithe permbajtja e mesiperme nuk ka te beje fare me interpretimin kushtetues. Formulimi i kesaj pike eshte kaq i gjere dhe i papercaktuar aq sa po te dihej se cilit organ i drejtohen pyetje te tilla mund te mendohej se ishte teme debati per te vjele mendime dhe propozime per ndryshime kushtetuese apo permiresime ne ligjet perkatese organike.
3. Ne kerkese thuhej se nje kandidature qe i paraqitet Kuvendit duhet te plotesoje kriterin e dhjete viteve si gjyqtareve diten e dekretimit apo ka hapesire per te lejuar qe diten e dekretimit te mos plotesoje kushtin 10-vjecar por ne daten e shqyrtimit ne Kuvend ta plotesoje kete kerkese. Edhe per kete kerkohet interpretim
Behet pyetja A ka pasur ndonje shqetesim apo kundershtim ne lidhje me kete ceshtje
Ne nenin 3 te ligjit nr. 5888 date 12.05.200 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte thuhet se gjyqtaret e Gjykates se Larte emerohen nga radhet e gjyqtareve me vjetersi jo me pak se 10 vjet.....emerimin sic dihet e ben Presidenti. Eumlshte e drejte e Kuvendit te verifikoje nese eshte permbushur ose jo ky kusht. Presidenti i Republikes nuk besoj te dekretoje anetare te Gjykates se Larte me vjetersi ne profesion me pak se 10 vjet me mendimin se Kuvendi ka te drejte qe gjate procedures te shqyrtimit te kandidatures te plotesoje 10-vjecarin
4. Gjykates Kushtetuese i eshte kerkuar te interpretoje gjithashtu nese mund te shtoje Kuvendi kritere te tjera shtese per vleresimin e merites se zgjedhjes se kandidaturave ne fazen e shqyrtimit te tyre. Edhe ne kete rast nuk kemi te bejme me ndonje interpretim nese kjo do te ishte e nevojshme dhe per kete do te kishte mendime te ndryshme Kuvendi mund te vendoste ose nderhyje ne Kushtetute ose permiresime te metejshme ne ligjet organike. Ne kete drejtim duhet pasur parasysh se per kete ka nje vendim te Gjykates Kushtetuese qe ka interpretuar nenet 124 dhe 136 te Kushtetutes vendimi nr. 2. date 19.01.2005 per te cilin u fol me lart.
Nga sqarimet tuaja lihet te kuptohet se edhe pezullimi i procedurave per shqyrtimin e kandidaturave per anetare te Gjykates Kushtetuese dhe te Gjykates se Larte eshte i nxituar ose i padrejte. A eshte keshtu
Eumlshte e vertete se pezullimi i procedurave per shqyrtimin e kandidaturave te ketyre gjykatave mendoj se eshte jo vetem i nxituar por edhe i gabuar. E them kete sepse ai nuk mbeshtetet as ne Kushtetute as ne ligj dhe as ne Rregulloren e Kuvendit. Me siper sqaruam se nuk ka pasur vend per interpretim kushtetues. Pezullimi sipas mendimit tim do te ishte i gabuar edhe sikur interpretimi te ishte i drejte dhe i motivuar. Dekretet e Presidentit duhet te ndjekin rrugen ligjore kjo eshte ceshtje e percaktuar qarte ne Kushtetute dhe ne Rregulloren e Kuvendit. Keshtu sipas Kushtetutes dhe nenit 9 pika 2 te ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese mbarimi i mandatit te gjyqtarit deklarohet me vendim te kesaj gjykate. Po sipas nenit 9 pika 3 Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit emeron nje gjyqtar te ri brenda nje muaji kur vendi mbetet vakant. Kuvendi shqyrton dekretin e Presidentit duke zbatuar nenin 111 te Rregullores se Kuvendit. Kjo procedure kushtetuese dhe ligjore nuk mund te pezullohet me arsyetimin se duhet pritur pergjigjja e Gjykates Kushtetuese. Ky eshte precedent qe ne kete apo ne ndonje rast tjeter mund te shoqerohet me pasoja te demshme sepse kjo i le shteg voluntarizmit dhe arbitraritetit zbatimit relativ dhe jo rigoroz te ligjit.
Per pezullimin e shqyrtimit te dekreteve te Presidentit sic thuhet eshte zbatuar 49 i Rregullores se Kuvendit. A e lejon kete ky nen
Nuk po zgjatem per nenin 49 te rregullores sepse ai eshte miratuar per ceshtje te tjera dhe nuk ka asnje lidhje me pezullimin qe eshte zbatuar. Neni 49 i rregullores ka te beje me rendin e dites me shtyrjet e perkohshme te seancave etj. Ndersa ne rastin konkret po behet nje shtyrje ne pritje te pergjigjes se Gjykates Kushtetuese. Kuvendi me kete nderprerje ka pranuar ne fakt te qendroje ne pritje te nje vendimi apo mendimi te nje gjykate te pavarur qe nuk ka te drejte ti diktoje as kohen dhe as menyren e zgjidhjes. Shqyrtimi i dekreteve te Presidentit nuk eshte nje nisme qe merret kryesisht nga Kuvendi. Ate sic theksuam me lart e imponon Kushtetuta. Eumlshte e vertete qe gjyqtarit te Gjykates Kushtetuese qe i mbaron mandati qendron ne detyre deri ne zevendesimin e tij pro kjo nuk do te thote se ai duhet te qendroje si i tille pa asnje lloj afati. Aq me keq ne rastin e anetarit te Gjykates se Larte qe largohet nga detyra menjehere sa i mbaron mandati. Nese do te pyetej p.sh. Kryetarja e Gjykates se Larte se si dhe sa ka ndikuar mungesa e gjyqtareve te pazevendesuar ajo do te shprehte shqetesimet e saj si per volumin e punes e ndoshta edhe per cilesine e saj.
Vec kesaj per gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese te cileve u ka mbaruar mandati dhe qe kane kohe qe qendrojne ne pritje a mund te thuhet se punojne me te njejtin mobilizim si me pare Personi qe e ndjen veten e perkohshem sado i ndergjegjshem qe te jete subjektivisht nuk mund te jete i zhveshur nga cdo shqetesim. Eumlshte e vertete qe Kuvendi ka rregulloren e tij por ajo nuk i jep atij te drejten te vendose edhe per ceshtje qe nuk jane atribute te tij. Keshtu p.sh eshte e papranueshme ajo qe thuhet ne nenin 111 pika 6 e Rregullores se ne rast se kandidatura nuk ploteson kushtet ligjore te vendosura ne Kushtetute apo ligj komisioni nepermjet raportit te tij i kerkon kryetarit te Kuvendit te njoftoje institucionin propozues per mospermbushjen e ketyre kritereve. Procedura e shqyrtimit ne Kuvend vazhdon vetem ne rastin kur institucioni propozues shprehet lidhur me kete ceshtje kur dihet se detyra e komisionit te Ligjeve eshte vetem dergimi i raportit ne Kuvend sepse pelqimin ose jo te kandidatures e jep vetem Kuvendi. Ky ndryshim ne rregullore u be ne korrik te vitit 2008 dhe per fat te mire deri me sot kjo pjese e kesaj dispozite nuk eshte zbatuar. Dakord por e pakuptueshme eshte se pse nuk shfuqizohet. Gabime edhe mund te behen. E rendesishme eshte qe ato kur konstatohen te eliminohen.
E shikoj te nevojshme te permend gjithashtu se edhe pse e gabuar pjesa e rregullores se cituar formalisht ajo vazhdon te jete ne fuqi. Me e keqja eshte se kur tani per te justifikuar shtyrjen apo nderprerjen e shqyrtimit te dekreteve te Presidentit i referohemi nje dispozite te rregullores qe nuk ka te beje fare me kete ceshtje. Kush do ta mbante pergjegjesine e kesaj vonese Votimi per pezullimin e shqyrtimit te dekreteve te Presidentit nuk mund te justifikoje pabazueshmerine e ketij veprimi. Ai mbetet vetem nje akt formal por qe me ndergjegje toleron pasoja.