Opozita vijon protestën: Duam transparencë të zgjedhjeve

Deputetë të PS-së dhe dhjetëra qytetarë po vazhdojnë protestën e tyre para Kryeministrisë për të kërkurar transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe hapjen e kutive.
Deputeti i qarkut të Tiranës, Namik Dokle tha se Berisha u fsheh si një bandit prapa perdeve në këtë protestë të opozitës. Sipas tij, faji për vonesën e liberalizmit të vizave është vetëm i qeveritarëve që nuk plotësojnë kriteret. " Që të shkojmë në Evropë pa viza duhet t'i heqim vizën kësaj qeverie", tha ai.
Deputeti i PS-së, Asllan Dogjani tha se qindra punonjës janë hequr nga puna për shkak të bindjeve politike. Ai tha se qytetarët shqiptarë janë të rrezikuar kur kalojnë në tunelin e Kalimashit. Sipas tij, fondet për këtë tunel nuk kanë pasur transparencë. "Tuneli i Kalimashit u hap i pap Deputeti socialist i qarkut të Gjirokastrës, Ethem Ruka tha se vota është e shenjtë. "Kërkesa jonë nuk është sfidë personale e Ramës. Është sfida jonë e përbashkët për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në vlera europiane. Tubimi jonë është vullneti i qindra shqiptarëve që duan të lënë pas vjedhjen e votave", pohoi ai. Ai ftoi kreun e qeverisë Berisha të reagojë sa më shpejt. ërfunduar", tha ai.
Deputeti i qarkut të Fierit, Pirro Lutaj tha se Berisha kërkon të mbajë të kyçura rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai tha se qytetarët shqiptarë nuk votuan Berishën, por falë manipulimit që ai bëri, sot qeveris familja e tij. "Ne do fitojmë betejën për hapjen e kutive", theksoi ai.
Deputeti Taulant Balla e quajti Berishën komunistin e fundit në Evropë. Sipas tij, kryeministri ka frikë nga hapja e kutive të votimit, sepse aty gjendet e vërteta. Sipas tij urdhërat për ngritjen e fabrikës së Gërdecit i ka dhënë Berisha. Balla tha se tashmë ka ardhur koha që në vend të kthehet demokracia.