E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, Rama: Të hetohen zgjedhjet

Kryetari i Partisë Socialiste , Edi Rama në ditën e dytë të protestës deklaroi se tashmë në vend ka lindur një lëvizje popullore për lirinë e demokracinë. "Tashmë ka lindur një aleancë e vendosur për t'i dhënë fund regjimit të kapjes së shtetit për interesat e familjes në pushtet", tha Rama. Kreu i PS-së komentoi edhe përshëndetjen që bëri Berisha nga zyra e Kryeministrisë ndaj protestuesve duke deklaruar "Berisha bëri shenja ndaj protesutesve si një i marrë, duke fyer një popull të tërë. Berisha paska thënë se nuk hap kutitë edhe sikur të ngjallej Enveri. Kur s'i hap për Enverin, dihet që ky njeri nuk i hap kutitë për të drejtën e qytetarëve", tha Rama. Kryesocialisti Rama i ka kërkuar Berishës të pranojë hetimin parlamentar të zgjedhjeve dhe të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve duke hapur kutitë e votimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›