Opozitës i duhet një kryetar që:...
Duket se dita e nesërme nuk ka për të sjellë ndonjë ndryshim thelbësor në jetën e partisë më të madhe në opozitë, asaj që ende thirret socialiste. Edi Rama, nëse nuk përshëndetet me duartrokitje dhe ovacione nga "shumica" e delegatëve me të cilët është tallur pambarimisht, (për humbjen "madhështore". Dhe me shpirt të gjorë - do të shtonte skeptiku romantik Lasgush), do të rikandidojë. Përkrah do të ketë "mbështetësit" e politikës së re, të cilët, fshehtazi delegatëve, do të numërojnë përfitimet nga lejet e ndërtimit që Rama u ka dhënë apo është në proces dhënieje për dy vjetët e ardhshëm. Limit kohor ky që përkon edhe me vendimin e fundit të kryesisë në një rast thuajse të sigurt të rikonfirmimit të Ramës si kryetar i kësaj partie. Nënteksti është lehtësisht i lexueshëm, pavarësisht spekulimeve me precedentët që u tentua të justifikonte vendimin e kryesisë: të lëmë kryetar të partisë për sa kohë je edhe i bashkisë e na bën favoret që duam. Ike nga bashkia s‘do dish ku të vesh këmbët.
Në të vërtetë, te qëndrimi i Edi Ramës në drejtimin e bashkisë më të madhe të vendit, me një pushtet ku e ku më të drejtpërdrejtë e më vetanak se sa edhe i vetë Kryeministrit, duhen kërkuar edhe rrënjët e humbjes së paralajmëruar të 28 qershorit, edhe humbja e pritshme në zgjedhjet lokale të radhës. Mospërfshirja e emrit të vet në listat e deputetëve, ku minimalisht e kishte të sigurt vendin e deputetit, ishte shenja e parë se këto zgjedhje për Ramën kishin për të qenë thjesht një test shtiranak për pretendimet e veta. Humbiste ose fitonte, këto alternativa nuk ishin aspak sensitive për Ramën, por vetëm për Partinë Socialiste dhe për militantët e saj që po futen kështu si pa e kuptuar në vitin e pestë të të qenit në opozitë. (Dhe është një opozitë që lidhet më së shumti me bukën e përditshme të kalamajve). Këmbëngulja jo normale politikisht e Ramës në vitin 2007 për të rikandiduar si kryetar bashkie, kishte vetëm një qëllim: përdorimin abuziv të pushtetit për të çimentuar pushtetin e vet në partinë me të cilën asnjëherë nuk ishin pëlqyer. Rama e dinte se sapo të lëshonte çelësin e Tiranës, nuk do të gjente dot më as çelësin e derës së Partisë Socialiste, sepse të tilla marrëdhënie kishte krijuar ai me këtë parti qysh në momentin kur u vetëshpall si mëtonjës për karrigen e kryetarit.
Mirëpo pasojat e këtij vendimi ishin fatale për të ardhmen politike të Partisë Socialiste. Ajo, së paku shtabi i saj elektoralo-ndërtues, hyri në zgjedhje në pozita mbrojtëse, gjë e panatyrshme për një parti në opozitë. Përveç se më shumë u harxhuan energji për të mos i konsideruar akuzat e Berishës ndaj aferave të fëlliqura të lidershipit të PS, kjo gjendje anormaliteti i tkurri ndjeshëm energjitë dhe grintën për fitore të socialistëve.
Dikush me të drejtë mund të vërejë se dukuri të tilla, pra që lideri i opozitës është edhe figurë politike lokale, por edhe shtetërore (sikundër po ndodh aktualisht në Gjermani) nuk është ndonjë sakrilegj dhe është normal në një sistem demokratik ku përgjegjësitë dhe pushtetet ndahen, ku pushteti është bashkëpërgjegjësi mes pozitës dhe opozitës. Kjo është e vërtetë nëse pushteti nuk përdoret sikundër vërehet ndër ne për korruptimin e strukturave politike, kur kontrolli qytetar mbi pushtetet është normë. Krejt ndryshe verifikohet të ketë ndodhur ndër ne: thuajse të gjitha figurat "drejtuese" të Partisë Socialiste janë të përfshira në afera ndërtimi në … Tiranën që qeveriset nga kryetari Rama. Përfytyroni çdo të kishte ndodhur në Itali nëse ish-kryebashkiaku Veltroni - me emrin e të cilit abuzoi në vazhdimësi edhe vetë Rama, - do të kishte dhënë leje ndërtimi për të gjithë anëtarët e kryesisë së partisë së vet. Një miku im italian (meqenëse jemi në modën e përmendjes së miqve të huaj) të cilit ia drejtova këtë pyetje, ngriti supet i çuditur. Do të ishte djegur Roma, më tha pa asnjë hezitim. Bashkë me Koloseun, shtoi pastaj pa asnjë lloj nënqeshjeje. Kjo do të kishte ndodhur edhe këtu, besoj, nëse strukturat e shoqërisë civile dhe qytetaria të mos ishin kaq thellësisht të korruptuara.
Vetë sjellja e kryesisë së kësaj partie ndaj propozimeve të njërës pjesë të saj, mund të lexohet edhe si një ndeshje e atyre që në një lloj mënyre e kanë ruajtur një cipë të të qenit publikë me ata që janë të përfshirë në afera fitimprurëse ndërtimtarie. Për këtë mjafton të këqyrësh mënyrën se si është votuar dhe qëndrimet që janë mbajtur në këtë mbledhje emër pas emri e rast pas rasti.
Sigurisht, shkaqet e humbjes së Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit politike, janë të shumta dhe thellësisht politike. Këto shkaqe janë analizuar dhe do të vazhdojnë të analizohen me thellësi, pavarësisht se jo në forumet e partisë vetë. Do të analizohen sepse me gjendjen e Partisë Socialiste, me shëndetin e saj politik është i lidhur shëndeti i demokracisë vetë. (Besoj se te shmangia e kësaj analize dhe te "rrjedhja" në të ashtuquajturat ndryshime statutore duhet kërkuar edhe një nga shkaqet përse e ashtuquajtura opozitë e kryetarit, nuk ia ka dalë të artikulojë bindshëm opsionet e veta. Është po kjo "rrjedhje" e cila ka bërë që gjithë ç‘po ndodh më së shumti t‘i ngjajë një "kryengritjeje të vogël pallati" që aspiron vetëm ndryshimin e Ramës me dikë tjetër. Përjashtim këtu bën vetëm rasti i Malajt, i cili edhe gjatë katër viteve të kaluara, ka dëshmuar një dinjitet dhe përgjegjshmëri të ndryshme nga të tjerët, por edhe në daljet e veta publike, nuk ka rënë në grackën e vogëlsive statutore, por ka synuar të paraqesë një alternativë të ndryshme politike.
Kësisoj, një gjendje e krimbur politikisht kërkon një sërë masash radikale reformimi politik të vetë partisë, nëse vërtet dikush arrin ta kuptojë se theqafja e një force politike nuk vjen me zhurma qelqurinash, por me humbje të njëpasnjëshme betejash politike. Format dhe instrumentet janë të shumtë dhe të ndryshëm. Përshpejtimi që po përpiqet të imponojë Rama me "mbylljen" e problemeve sa më shpejt të jetë e mundur, flet për të kundërtën.
E, nëse do të ishte ndryshe, ndoca burra të urtë do të duhej të përpilonin një radhë punësh dhe të sërëndisnin ndoca pika. Për mua, pika e parë duhet të përpilohej kështu: kryetari i opozitës duhet të jetë vetë në opozitë, pra jo në pushtet. Minimalisht kjo do ta lehtësonte këtë forcë politike nga molepsja korruptive të cilën të gjithë e shohin dhe shumë pakkush e përmend. Njerëzit do të ishin të lirë. Dhe atëherë do të mund të fillonte politika.
Që këtej pyetja që lind nuk duhet shtruar në trajtën: kur do të vijë "misionari" Rama në pushtet, por: kur Rama do të largohet nga pushteti?
Mbase vetëm atëherë Partia Socialiste do të mund të vijë në pushtet. Nëse nuk bëhet vonë, sigurisht.