E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot kombëtarja Shpresa përballet me Bjellorusinë

Shqipëria U-21 do të përballet sot në orën 14:00 në "Niko Dovana" me Bjellorusinë e vendit të tretë, në ndeshjen e saj të parafundit në eliminatoret e Kampionatit Europian 2011, ndaj një kundërshtari që na ka mundur 4-2 një muaj më parë.
Trajneri Artan Bushati me katër "senatorë" të Kombëtares A në dispozicion, portierin Samir Ujkani, mbrojtësin Franc Veliu, mesfushorin Emiljano Vila dhe anësorin Jahmir Hyka, shpreson të arrijë fitoren e dytë në këto eliminatore pas asaj 1-0 kundër Azerbajxhanit..
Trajneri Artan Bushati pritet të aktivizojë edhe talentin 17-vjeçar të Olimpiakosit, Vasil Shkurtaj, i grumbulluar nga tekniku shkodran dhe për ndeshjen kundër Austrisë.
Shqipëria pas gjashtë ndeshjesh ndodhet në vendin e parafundit me 4 pikë, duke pasur në bilancin e saj: 1 fitore (me Azerbajxhanin), 1 barazim me Austrinë dhe 4 humbje (me Skocinë, 2, Austrinë dhe Bjellorusinë).
Grupi 10 kryesohet nga Skocia me 12 pikë që fitoi në ndeshjen e fundit 4-0 me Azerbajxhanin, Austria me 10 dhe Bjellorusia me 9 (4 ndeshje).

Aventura e Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2011 do të mbyllet me ndeshjen në transfertë ndaj Azerbajxhanit, më 4 shtator 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›