FI, Button tek McLaren sezonin e ardhshëm

Jenson Button sezonin e ardhshëm do garojë me McLaren. Kështu raporton gazeta britanike "The Guardian", pas njoftimit të djeshëm se Mercedes do bashkohet me Brawn Gp. Button duhet të nënshkruajnë një marrëveshje 3- vjeçare me vlerë rreth 6.7 milionë euro, dyfishi i fitimit kur garonte me Brawn Gp. Nëse ky kalim i Button do të realizohet, atëherë ai do t'i bashkohej anglezit Lewis Hamilton.