E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti kerkon ti kthehet statutja e Nofretetes

Prej vitesh tashme lufton ai per kthimin e Nofretetes ne Egjipt dhe ka njoftuar vazhdimisht se do te paraqese nje kerkese zyrtare per kthimin. Tani duket se kjo po ndodh shume agjenci lajmesh duke iu referuar keshillit egjiptian per arkeologjine dhe Ministrise egjiptiane te Kultures njoftojne se autoriteteve gjermane u eshte dorezuar nje kerkese perkatese e nenshkruar nga kryeministri egjiptian Ahmed Nazif. Por zedhenesi i Ministrise se Jashtme gjermane Andreas Peschke deklaroi se kjo nuk eshte e vertete

Nuk eshte e vertete se eshte paraqitur nje kerkese zyrtare per kthimin e Nofretetes. Nje kerkese e tille duhej ti drejtohej qeverise gjermane nga qeveria egjiptiane dhe kjo nuk ka ndodhur. ... Pozicioni i qeverise gjermane lidhur me Nofreteten ne Berlin eshte i njohur dhe nuk ka ndryshuar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Varri i Mbretereshes Nofretete

Fondacioni gjerman i Prones Kuturore Prusiane ka deklaruar se Zahi Havas ne nje leter drejtuar presidentit te fondacionit kerkon kthimin e bustit te Nofretetes. Por letra nuk eshte nenshkruar nga kryeministri egjiptian.

Edhe sekretari i shtetit per Kulturen Bernd Neumann pergenjeshtroi njoftimet mbi nje kerkese zyrtare per kthimin e vepres se artit. Letra mban firmen e arkeologut egjiptian Zahi Havas dhe pra nga shteti egjiptian nuk ka nje kerkese zyrtare drejtuar Gjermanise per kthimin e vepres se artit.

Ne Berlin jane te nje mendjeje Nofretete nje veper arti me sfond migracioni e ka vendin ne Gjermani. Dhe jo vetem kaq ajo jo vetem e ka vendin ne Gjermani por edhe i perket Gjermanise pretendime ligjore egjiptiane nuk ka.

Busti i Nofretetes u zbulua ne vitin 1912 nga Ludwig Borchardt nga Instituti Perandorak gjerman per Arkeologjine Egjiptiane. Germimet e miratuara nga Egjipti financoheshin nga sipermarresi dhe filantropi berlinez James Simon. Ne kembim te financimit ishte rene dakord me palen egjiptiane per nje ndarje te barabarte te gjetjeve arkeologjike e cila do te behej nga vete arkeologet. Dhe keshtu dhe kishte ndodhur te radhitura ne lista te dokumentuara ne foto te gjitha gjetjet arkeologjike gjendeshin ne arka te hapura gati per inspektim. Per ndarjen u perpilua nje kontrate. Busti eshte peftuar ne menyre legjitime nga shteti prusian thuhet ne Berlin as qe behet fjale fare per mashtrim.

Bildunterschrift Fondacioni per Pronen Kulturore Prusiane

Por pikerisht kete pretendon arkeologu egjiptian Zahi Havas ne momentin e ndarjes se relikeve te gjetura busti i Nofretetes ka qene lyer me balte per te mashtruar sherbimin egjiptian te arkeologjise mbi vleren e vertete te vepres.

Fondacioni per Pronen Kulturore Prusiane beri te ditur se ekziston nje interes i madh per nje bashkepunim te mire me muzete dhe specialistet egjiptiane te arkeologjise idete e para per nje bashkepunim po perpilohen aktualisht dhe do te jene pjese e pergjigjes drejtuar Zahi Havasit. Nese atij do ti mjaftoje kjo pergjigje mbetet te shihet.

Autor Jrgen Knig / Eliana Xhani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›