E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora 20:30-KQZ: Përfundon numërimi i 90.97 % të votave

TIRANË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi të martën se deri në ora 20.30 janë numëruar rreth 90.27% e fletëve të votimit.

Në një informacion zyrtar për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, raportoi për ecurinë e këtij procesi në të 12 qarqet e vendit, deri në orët e mesditës:

- SHKODËR ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në 402 qendra votimi nga 417 gjithsej. Janë numëruar 96.40% e fletëve të votimit.
- KUKËS përfundon krejtësisht numërimi në këtë qark.
- LEZHË përfundon numërimi në 208 qendra votimi nga 258 gjithsej: janë numëruar 80.42 % e fletëve të votimit.
- DIBËR përfundon krejtësisht numërimi në këtë qark.
- DURRËS përfundon numërimi në 390 qendra votimi nga 444 gjithsej, ndërsa janë numëruar 87.84 % e fletëve të votimit.
- TIRANË ka përfunduar numërimi në 1169 qendra votimi nga 1422 gjithsej. Janë numëruar 82.21% e fletëve të votimit.
- ELBASAN përfundon procesi i numërimit në 499 qendra votimi nga 540 gjithsej. Të numëruara deri tani 92.41% e votave.
- FIER përfundon numërimi në 473 qendra votimi nga 574 gjithsej; të numëruara 82.12% e fletëvotimeve.
- BERAT numërimi ka përfunduar në 287 qendra votimi nga 302 gjithsej; janë numëruar 95.03% e votave.
- KORÇË ka përfunduar krejtësisht numërimi në të gjitha ZAZ-të e qarkut.
- GJIROKASTËR përfundon numërimi në 235 qendra votimi nga 237 gjithsej, deri tani janë numëruar 99.16% e fletëvotimeve.
- VLORË përfundon numërimi në 429 qendra votimi nga 432 gjithsej. Ka përfunduar numërimi i 99.31% të votave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›