Ora: Në Kosovë nuk luftohet korrupsioni
Prishtinë - Në Kosovë nuk ka instrumente për realizimin e strategjisë për luftimin e korrupsionit, të refuzuar kohë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Vlerësimi u bë sot nga Partia Reformiste Ora. Nënkryetari Besnik Krajku tha se miratimi eventual i saj vetëm do të krijonte imazhin e rrejshëm për “kinse” luftimin e korrupsionit.