"Ora Sport Debat", fitorja e Qatos

Ndiqni sot në mbrëmje në Radiotelevizionin "Ora News" emisionin "Ora Sport Debat" ku do diskutohet, analizohet dhe komentohet ndeshja e boksit mes boksierit Kreshnik Qato dhe italianit Fabio Liggieri. Ndeshja e boksit do të transmetohet e plotë me 12 raunde në RTV "Ora News". Ndërkohë që në lidhje direkte do të jetë promotori i Kreshnik Qatos, zoti Ylli Ndroqi, dhe nga Londra në linjë telefonike vetë boksieri Qato. Na ndiqni sot në mbrëmje në 21:00 në RTV "Ora News".