E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina & Trepça, të sigurta

Sigal Prishtina dhe Trepça i kanë varguar fitoret e treta të sezonit, në TechnoMarket Superligën e basketbollit. Bardhekaltrit e dërrmuan Kosovën, të cilës ia shënuan fati dyfishin e pikëve. Kurse, mitrovicasit u treguan të sigurt edhe në ndeshjen e tretë të tyre, pasi e mposhtën Dritën.

Derbi i kësaj jave i takoi Big Brother Bashkimit, i cili të dielën mbrëma, në ndeshjen e fundit të xhiros, e mposhti Pejën në palestrën Karagaç me rezultat 59:74. Ndërsa, Kolegji EuroSporti ia ndali hovin Bambit, të cilit ia shkaktoi humbjen e parë të sezonit.

TechnoMarket Superliga

Rezultatet - Xhiroja III

Sigal Prishtina Kosova 111:64
K. EuroSporti Bambi 85:77
Trepça Drita 120:91
Peja BB Bashkimi 59:74

Tabela
1. Sigal Prishtina 3 6
2. Trepça 3 6
3. BB Bashkimi 3 5
4. K. EuroSporti 3 4
5. Bambi 3 4
6. Peja 3 4
7. Drita 3 4
8. Kosova 3 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›