Ora e Bushit dhe minimi i Gërdecit
Me ngjarjen e madhe të historisë politike që pati Shqipëria me vizitën e presidentit Bush dhe me qartësimet politike që presidenti i bëri pavarësisë së Kosovës, ne padyshim jemi më pranë Perëndimit dhe vlerave civilizuese.
Me entuziazmin që u prit presidenti Bush, bota pa një imazh të ri: shqiptarët janë mikpritës dhe të dashur. Ishte vërtet një dashuri e madhe që iu digjte gjoksin ato ditë shqiptarëve, emërimi i një rruge si, p.sh, “Bulevardi i Amerikës”, nuk ishte i vetmi shembull që tregoi zemërgjerësinë e vetë shqiptarëve.
Të përkujtojmë jo pa shkas: Gjithë atë lëvizje shqiptare që ndodhi atë ditë, që nderoi presidentin Bush, në marrëdhëniet tona me SHBA, babëzia e përplasi me një perde provincializmi, tentoi ta fuste Shqipërinë në një shënjestër talljesh - jo vetëm të komedive të pasmesnatës, por pothuaj të të gjitha gazetave dhe kanaleve kryesore si CNN, BBC, “NY Times”, “Chicago Tribune” etj. Që presidentit Bush iu vodh ora në Fushë-Krujë, qe lajmi i rremë, qesharak dhe antishqiptar, i cili u bë i ditur me pas nga gazeta “TemA”; e cila me plotë guxim e nxori turpshëm autorin e kësaj shpifjeje, kryetarin e PS.
SSSAASS
***
SSSAASS
Tragjedia e Gërdecit për një kohë të gjatë do të shtrihet në kujtesën tonë të lodhur. Mësimi që do të na japë praktika e tragjedisë së Gërdecit, do të stimulojë ekipet e sigurisë kombëtare, që me më kujdes ta çminojë mëkatin e bamë komunist të diktaturës. Mëkati i diktaturës komuniste po i hakmerret me pabesi së ardhmes të vendit tonë. Kaq e zymtë vjen pamja e mëkatit të së kaluarës në indiferencën tonë.
Dikush do të më thoshte: “Or ti, ç’faj të ka aty diktatura e djeshme, që ti s’e mbron dot veten sot?” Natyrisht, diktatura ka faj për këtë, nga frika e saj e justifikueshme dhe arsyet e mbetjes në pushtet dhe për kohë të tjera, na la si peshqesh kancerin në trup. Medikamentet tona për ta vrarë kancerin nuk janë të përsosura, nuk jemi akoma të vetëdijesuar aq sa duhet, për ta kaluar me lehtësinë e mundur këtë sëmundje të keqe. Tragjedia e Gërdecit na ndodhi, pikërisht kur bëmë lëvizjen më të mirë kah dera e madhe e hyrjes në NATO. Duket se nuk i pëlqeu ndonjë pjese të brendshme organike, kur bëjmë lëvizjen tonë të mirë, të shëndetshme.
Të pyesim pa siklet: ǒështë ajo që na pëlcet befas, pasi me mund të kem lëvizur? Cila pjesë e brendshme na shkakton dhimbje? Këtë duhet ta gjejmë tani. Nuk përjashtohet mundësia që Rama të ketë dorë në këtë ngjarje, edhe pse ai na bërtet ndryshe. Përpos supozimeve të aty-këtushme, që po qarkullojnë në vend me mundësinë e përfshirjes së tij në këtë ngjarje dhe gjithashtu për një lidhje konspirative me Delijorgjin qoftë edhe si ortakë, duhet një hetim. Sepse, u bë e ditur nga burime të brendshme bashkiake, se Delijorgjit i janë dhanë 3 sheshe ndërtimi. Madje, kjo më datën 29 dhjetor nga Rama është firmosur. Nëntokësoret e Shqipërisë nuk duken aq të pastra, sikur po i merr urdhrat e mallkuar nga Enveri.