E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit", Ilir Meta përballë gazetarit Alfred Peza

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta do të jetë i ftuar sonte në orën 21:00 të mbrëmjes në emisionin "Ora e Debatit" të gazetarit Alfred Peza. Përballë gazetarit Alfred Peza kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Meta do të deklarojë për skemën që e bën LSI-në faktor pas 28 qershorit, për strategjinë e ruajtjes së votës së LSI-së, për prapaskenat që çuan në takimin me Fatos Nanon. Kreu i LSI-së Ilir Meta përballë gazetarit Alfred Peza do të rrëfejë sesi ëhstë takuar me Fatos Nanon pas 5 vjetësh, për programin elektoral të LSI-së, për skenaret e zgjedhjeve të 28 qershorit. A do të jetë LSI përcaktuese në zgjedhje, kush janë kushtet për një qeveri me Edi Ramën, a ka një skenar për një qeveri me Sali Berishën, LSI, në qeveri të majtë apo të djathtë, Sesa mandate do të fitojë LSI, a do të tentojë Ilir Meta kreun e PS nëse ikën Edi Rama, dhe a ka Meta pakt me Nanon për PS pas zgjedhjeve? Të gjitha këto pyetje do ti marrin përgjigje sonte në orën 21 :00 të mbrëmjes në emisionin "Ora e Debatit" nga vetë kreu i LSI-së Ilir Meta

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›