E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, 1 mijë emigrantë nuk votojnë

Rreth një mijë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve do të mbeten jashtë këtij procesi zgjedhor. E ndërsa, shumë vende aplikojnë thithjen e votës së emigrantëve me postë ose sistem eletronik, në Shqipëri edhe këtë herë do të votojnë ata emigrantë të cilët rastësisht gjenden këtu, ose të paktën xhepi u'a mban një shpenzim të tillë.
Degë të partive të shpërndara jashtë kufijve po bëjnë të mundur organizimin e grupeve të emigrantëve që ndodhen jashtë, me qëllim përfshirjen e tyre në këtë proces. Roland Jaçe, kryatar idegës së LSI-së për Italinë, bën të ditur se sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme të këtij shteti, janë rreth 480 shqiptarë me banim të qendrueshëm vetëm në Itali, pjesa më e madhe e të cilëve nuk do të mund të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Megjithëse shumica e mbi 1 milon shqiptarëve që jetojnë dhe punojë nëpër botë do të donin të ishin pjesë e procesit të votimeve, edhe për këto zgjdhje legjislativi dhe kodi i kanë lënë jashtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›