E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet/ Presidenti i PPE, mbështet Berishën e PD-në

Presidenti i Partive Popullore Evropiane, grupimit më të madh politik në Parlamentin Evropian, i jep mbështetje të plotë kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryeministri Berisha, priti sot në një takim Presidentin e Partive Popullore Evropiane , Wilfried Martens, i cili erdhi në Shqipëri për të mbështetur Partinë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit.
Presidenti Martens shprehu kënaqësinë e tij për ndryshimet rrënjësore që ka pësuar Shqipëria gjatë qeverisjes aktuale. Duke shprehur mbështetjen e plotë për kryeministrin Berisha dhe Partinë Demokratike, Martens theksoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit.
Kryeministri Berisha e njohu Martens me programin e Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme, i cili synon t'u ofrojë qytetarëve shqiptarë, standardet, kriteret dhe praktikat e qytetarëve të vendeve anëtare të BE-së, duke e përgatitur kështu Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›