E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ora e Debatit: Nuk do kemi të djathtë ndryshe

Në emisionin Ora e Debatit, në Ora-News të prezantuar nga gazetari Alfred Peza, është diskutuar për temën "E djathta ndrysh", të ftuar në studio ishin Spartak Ngjela deputet, Nard Ndoka kryetar i PDK-së, Dashamir Dhehi kryetar i LZHK-së, Arben Demeti kryetar ekzekutiv i PAD, ndërsa në lidhje direkte ishte Sami Neza kryeredaktor i gazetës Standart. Diskutimi rreth temës ka qenë i ndryshëm , ku është pranuar , por edhe është hedhur poshtë ndryshimet në PD. Por një debat është bërë edhe në lidhje me zgjedhjet e ardhshme , dhe për kodin zgjedhorë, ku është hedhur ideja që bashkëpunimi i dy partive të mëdha si dhe mos funksionimi i strukturave të duhur do të bëjë të mundur vjedhjen e votave nga këto dy parti. Ngjela është shprehur se ka një degradim të partive politike në shqipëri, ne do të sjellim fytyra të reja në polikë që të sjellin ndryshimet në politikë. Ndërsa Demeti tha se është kohë e shkurtër për të krijuar një kulturë politike, pa dyshim që ka vënd për të krijuar një parti të djathë që të ketë projekte të mirfilltw të një partie të djathtë, por deri sa të jetë Sali Berisha nuk është e mundur të kemi një PD ndryshe dhe këtë e ka treguar në gjitha këto vite. Shehi është shprehur se brenda të djathtës ka nevojë për dialog , ka nevojë për frymë të cilën nuk e ka, dhe nuk po shohim asnjë ide të djathtë sot për sot. Sami Neza ka kundërshtuar mundësinë që në partinë demokratike nuk mund të bëhet ndryshe, pasi sipas tij, një gjë e tillë ka ndodhë dhe ndodhë aktualisht, partitë që kanë qenë pjesë e koalicionit kanë pasë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre brënda PD, por edhe jashtë sajë , por nuk i kanë treguar , por kjo nuk do të thotë se PD nuk u është dhënë mundësia. Ndoka është bashkua me mëndimin e shumices se nuk mund të ketë PD ndryshe, pasi nuk kemi pasë një të djathtë të pastër shqiptare, por kemi pasur disa personazhe realisht të djathë si Meksi, po në çdo moment sipër kokës së tyre ishte Sali Berisha i cili ka përsosur më së miri mësimet e Ramiz Alisë. Sipas sondazhit të cilin e kishin publikuar në fillim të emisionit me temë "Kush do ta zëvendësojë Sali Berishën" , në bazë të votimit kryetarin e PD mund ta zëvendësojë 35.4 % Bamir Topi , i dyti mund të jetë Jezofina Topalli dhe i treti Besnik Mustafai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›