E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat dhe kufijtë, si kryhet kontrolli në Aeroportin e Rinasit

Ardhja e sezonit turistik sjell automatikisht rritjen e fluksit te emigrantëve apo edhe turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Kështu për 6 mujorin e viti 2009 kanë hyrë në aeroportin e Rinasit 289 mijë e 711 emigrantë. Kjo shifër jepet nga drejtori i drejtorisë rajonale të kufirit dhe migracionit Saimir Boshnjaku, i cili tregon edhe masat që ka marrë kjo drejtori për të përballuar këtë fluks.
Kështu kamera e "Ora News" jep eskluzivisht pamjet nga aeroporti i Rinasit gjatë kontrollit të pasagjerëve që hyjnë e dalin në këtë pikë kufitare. Dhe madje ndër të tjera me anë të shifrave të sakta Boshnjaku pohon se një punë e mirë e oficervë të drejtorisë rajonale të kufirit dhe migracionit ka bërë edhe arrestimin e të kërkuarve që kanë tentuar të kalojnë nga Rinasi. Por mes të tjerave kjo drejtori ka arritur të drëgojë në prokurori edhe shtetas të huaj të cilët kanë mbërritur në vendin tonë me dokumente të falsifikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›