E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit", Tema: Politika shqiptare pas 28 qershorit

Emisioni "Ora e Debatit" nga gazetari Alfed Peza vjen si çdo të premte në orën 21:00 të mbrëmjes në "RTV Ora News" me një tjetër temë të rëndësishme. Gjashtë analistët më të mirë në vend të ftuar në studio do të analizojnë temën "Politika shqiptare pas 28 qershorit". Analiza mbi qeverinë "Berisha", sfidat dhe përbërja e qeverisë së re, rreziqet që i kanosen qeverisë së re, shanset e koalicionit Berisha-Meta do të analizohen mbrëmjen e sotme nga analistët Blendi Fevziu, Sonila Meço, Andi Bushati, Eduart Zaloshnja, Frrok Çupi dhe Ermal Hasimja. Gjithashtu analistët do të analizojnë edhe se ç'farë fiton dhe ç'farë humbet LSI-ja në qeveri, për krizën e të majtës dhe krizën e PS-së, për krizën e të majtës dhe e ardhmja PS dhe LSI, se ku po shkon e majta pas 28 qershorit, për humbjen dhe të ardhmen e Edi Ramës në PS-së, për lojën e Ramës para dhe pas 28 qershorit, për grupet dhe kundër Edi Ramës brenda PS-së, për sfidat e Ramës pas Kongresit të Jashtëzakonshëm. Të gjatë analistët më të mirë në vend do të analizojnë në emisionin "Ora e Debatit" gjithashtu edhe për të ardhmen e lëvizjes anti-Rama brenda PS-së, për Ben Blushin dhe Arben Malaj dhe të ardhmen e tyre në PS, për lëvizjen "Blushi-Malaj"dhe sfidat e reformimit të PS-së duke i bërë gjithashtu një analizë politikës në 4 vitet e ardhshme dhe për sfidat e lidershipit të PS-së në 4 vitet e ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›