Thaçi uron Berishën për rizgjedhjen si kryeministër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha me rastin e rizgjedhjes së tij dhe formimit të kabinetit të ri qeveritar.
"Me rastin e rizgjedhjes suaj në postin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe formimit të kabinetit të ri qeveritar, ju përcjell përgëzimet më të sinqerta në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim", thuhet në telegram. "Republika e Shqipërisë ka arritur suksese të rëndësishme në rrugën e saj drejt përmbushjes së kritereve dhe parimeve demokratike. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për Shqipërinë", thekson kryeministri Thaçi në urimin drejtuar kryeministrit Berisha.
"Me urimet më të mira që Republika e Shqipërisë të vazhdojë të ecë me hapa të sigurtë drejt perspektivës së integrimit në Bashkimin Evropian, jemi të bindur që në këtë rrugë do të punojmë me synime të përbashkëta për thellimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të të dyja vendeve tona dhe gjithë rajonit", thuhet në urimin dërguar kryeministrit Berisha nga homologu kosovar.