E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Droga e kapur në Itali, nuk vinte nga Shqipëria

Policia shqiptare ka hedhur poshtë lajmin e publikuar në media se droga e kapur në Itali vinte nga Shqipëria. Në një deklaratë, Policia e Shtetit thekson se Guardia di Finazia nuk ka dhënë asnjë informacion që droga vinte nga Shqipëria dhe se nuk ka sekuestruar asnjë gomone. Sipas deklaratës gjatë komunikimit zyrtar mes policisë së shtetit me autoritet policore të "Guardia di Finazia", Lecce dhe as në njoftimin për shtyp të bërë publik prej tyre nuk është konfirmuar fakti që sasia e lëndës narkotike të jetë trafikuar me gomone nga Shqipëria. Gjithashtu, autoritetet italiane nuk kanë sekuestruar ndonjë mjet lundrimi që mund të kishte shërbyer për trafikimin e lëndës narkotike të sekuestruar", thuhet më tej në deklaratën e policisë së shtetit.
Gjithashtu, janë bërë publike edhe identiteti i autorëve të kapur me sasinë e drogës. Ata janë shtetasit Fiodor Mezuraj,30 vjeç, nga Vlora dhe Arjon Zholi, 23 vjeç, nga Tepelena.
Ditën e sotme policia italiane sekuestroi 145 kg lëndë narkotike marijuanë, ndërsa arrestoi edhe dy shtetas me origjinë nga Shqipëria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›